Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez është larguar nga Londra këtë mëngjes.
‘Daily Express’ raporton që pas disfatës së thellë ndaj Bayern Munichut me rezultat 5 me 1, Sanchez është larguar nga aeroporti ‘Heathrow Airport’ këtë mëngjes.
Një zëdhënës i klubi londinez ka konfirmuar se Sanchezit i është dhënë leja nga klubi për tu larguar.
Reprezentuesi kilian mund të kthehet tek familja e tij pas tronditjes që përjetoi në “Allianz Arena”. Sanchez do të mungojë gjithashtu në takimin e xhiros së pestë në ‘FA Cup’ ndaj Sutton United të hënën./b.d