Këtë të enjte nga ora 10:00 e mesditës deri në orën 13:00 të drekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.
“Sot më 26 Prill do të kryhen punime të planifikuara për vendosjen e rrjetit të ri 20kV në disa zona te Tiranës. Për pasojë jemi të detyruar të stakojmë energjinë si masë sigurie për të punuar”, njofton OSHEE.
Ora 10:00-13:00 do te punohet në fiderin E1 dhe zonat pa energji elektrike mbeten pjesërisht Sauku i Ri dhe Mjull Bathore. Ora 10:00-14:00 do të punohet në kabinën “A.Moisiu” dhe zonat pa emergji janë: rrugët “Hysen Gjura” dhe “Kahreman Ylli”./a.m.