• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa të vërteta rreth Mark Zuckerberg që nuk pranohen

by Java News
09/01/2019 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeni ende në Facebook? Nëse po, a merrni ndonjëherë ato njoftimet që ju kujtojnë për gjërat që keni postuar vite më parë? Imagjinoni nëse jeni Mark Zuckerberg. Imagjinoni sa i turpshëm do të ishte postimi i përvjetorit tuaj.

Merrni, për shembull, sfidat personale që ai vendos për vete çdo vit.

 

2009: Vendos kollare çdo ditë në punë

 

2010: Mëso një gjuhë të re (Mandarin Chinese).

 

2011: Ha mish vetëm kur e ke vrarë atë vetë.

 

2012: Kodo diçka çdo ditë.

 

2013: Bëj më shumë biseda me njerëz që nuk punojnë në Facebook.

 

2014: Shkruaj çdo ditë një shënim falënderimi.

 

2015: Lexoj një libër të ri çdo dy javë.

 

2016: Kodoj një asistent IA

 

2017: Shkoj jashtë shtetit dhe bisedoj me më shumë njerëz

 

Të gjitha këto na çojnë në vitin 2018, kur ai tha se “sfida personale e tij më e madhe” ishte të “përqendrohej në adresimin e disa prej çështjeve më të rëndësishme me të cilat përballet komuniteti ynë”. Gjëra si:

 

parandalimi i ndërhyrjes në zgjedhje;

 

ndalimi i përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit;

 

të sigurohet që njerëzit të kenë kontrollin e informacionit të tyre; dhe

 

të sigurohet që shërbimet e Facebook të përmirësojnë mirëqenien e njerëzve.

 

Duhet thënë që këto janë shumë më të rëndësishme se ndërrimi i veshjeve tona për t’u dukur më bukur. E megjithatë ekziston një e vërtetë brutale pas gjithë asaj që njerëzit nuk duan të flasin për arsye të ndryshme. Zuckerberg është në thelb versioni i një fëmije aktor i industrisë teknologjike. Ai është rritur para syve tanë.

 

Ai nuk është CEO i vetëm që ka nisur një kompani nga dhoma e tij e fjetjes dhe e shndërroi atë në diçka gjigante, por eksperienca e tij ishte e ndryshme nga ajo e Steve Jobs, Bill Gates dhe Michael Dell. Nuk ka asnjë ekuivalent me udhëtimin e Jobs në Indi duke bërë LSD përpara lançimit të Apple, ose Gates që shkoi në Neë Mexico dhe filloi një version bootstrapped të asaj që njihej më pas si MicroSoft.

 

Ne e dimë që Zuckerberg nuk ka pasur ndonjëherë më parë një punë tjetër përveç CEO i Facebook. Nuk ka asnjë pjesë të jetës së tij gjatë së cilës ai ka jetuar, është rritur dhe ka bërë gabime pa e parë ne të gjithë.

 

Ai shkoi në Phillips Exeter, pastaj Harvard dhe më pas në sallat e konferencave në firmat më të mëdha të sipërmarrjeve të gjitha brenda tre vjetësh. Aaron Sorkin nxorri një film biografik të Zuckerberg kur ai ishte vetëm 26 vjeç.

 

Kështu që ndoshta nëse Zuckerberg do të ishte më i fokusuar në të gjitha mënyrat e Facbook që mund të përdoreshin për të keqen, do të ishim në një vend më të mirë tani. Ndoshta deklarata origjinale e misionit të Facebook – që t’u jepte njerëzve «fuqinë për të ndarë dhe për ta bërë botën më të hapur dhe të lidhur» vepron vetëm nëse je i sigurtë se njerëzit do ta përdorin atë pushtet për mirë.

 

E vërtetë apo jo ne megjithatë jemi këtu. Sepse e vërteta është se ne e krijuam Mark Zuckerberg dhe kështu ne jemi përgjegjës për çdo gjë që ndodh si rezultat i veprimeve të tij.

 

Megjithatë ekziston një e vërtetë edhe më brutale: Ai është vetëm 34 vjeç, është CEO i pazëvendësueshëm i një prej kompanive më të fuqishme në historinë e botës dhe personi i tretë më i pasur në planet. Dhe vetëm tani, ai po fillon të duket si një i rritur/ INC/BA/. (b.an)

Next Post
Po ndërtonte stadiumin e Athinës, ndërron jetë punëtori shqiptar

Po ndërtonte stadiumin e Athinës, ndërron jetë punëtori shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In