• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Disa sugjerime për Presidentin-ambjentalist

by Aalison Pearse Stevens
14/04/2016 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Bujar Nishani nuk është shquar në karrierën e tij politike për ndonjë ndjeshmëri të spikatur ndaj çeshtjeve të ambjentit. Nuk regjistrohet, gjatë viteve të mandatit ministror apo edhe tani si kryetar shteti, që ai të jetë angazhuar publikisht për probleme të lidhura me mjedisin. Profesioni dhe formimi i tij kanë qenë larg këtyre sensibiliteteve e kjo është e kuptueshme.

Dje zoti Nishani zbriti me këmbët e tij në “fushë-betejën më të madhe politike” të vendit (a ka gjë më qesharake?), në javët e fundit – tek projekti i lodrave të bashkisë së Tiranës në Parkun e Liqenit. E bëri këtë megjithëse e di fort mirë se ky sherr ka pak të bëjë me kompetencat, rolin, imazhin dhe funksionin e kryetarit të shtetit. Presidenti e justifikoi këtë vakuum logjik, me një motiv kryesor: ai tha se preokupohet për menaxhimin e hapësirave publike dhe për mjedisin.

Hyrja e kreut të shtetit në një materie kaq delikate, sa ajo e një parku fëmijësh që është politizuar thellësisht dhe ku ka pasur protesta, përplasje me policinë, sherr parlamentar dhe akuza të rënda nga të gjitha palët, do të duhej të ishte një gjest i mirëmenduar dhe tejet i kujdesshëm. Megjithatë Bujar Nishani na ka mësuar se të jesh president, s’do të thotë doemos të jesh i baraslarguar nga palët dhe as i kujdesshëm për sinoret institucionale të postit të lartë që mban. Ai ka përqeshur në heshtje dhe me vepra, preokupimin e atyre që kanë parë tek presidenti aktual një partizan politik të njërës palë, duke mos u munduar asnjëherë që ta kamuflojë qoftë edhe formalisht rreshtimin e tij në favor të ish-partisë që e zgjodhi.

Meqë Bujar Nishani u lodh që të ngjitet deri tek kodra e Shën Prokopit në emër të ruajtjes së ambjentit, ka vend që t’i kujtohet atij se është i vonuar, selektiv dhe i pabesueshëm në mbrojtjen e kauzës në fjalë. Nëse do të kthente kokën djathtas, vetëm 100 metra poshtë vendit ku shkoi për të protestuar, presidenti do të shihte një hapësirë të madhe, të mbushur pjesërisht me vinça që presin të nisin punën. Është fusha poshtë digës së liqenit, të cilën planin rregullues i vitit 2012 e ktheu në hapësirë ndërtimi. Më tej, nëse do të shkonte në anën tjetër të Parkut, përballë Fakultetit Ekonomik, do të shihte sesi dy qeveritë e fundit, ajo Berisha dhe kjo aktualja, dhanë një leje ndërtimi pallati, e cila do ta betonojë dhjetëfish më keq atë copë Parku (sot e nxjerrë me hile nga njolla e Parkut), sesa parku i fëmijëve për të cilin u trazua nga punët serioze me të cilat i duhet të merret.

Por ka shumë më tepër se kaq. Bujar Nishani ka qene anëtar i një qeverie e cila ka dhënë në koncesion hidrocentralesh të gjithë Valbonën, e cila sot po mobilizon protestues deri edhe në Amerikë. Asnjë fjalë s’e tha atëhere presidenti aktual, ashtu siç nuk foli as kur Mali i Krujës u kthye në fabrika çimentoje apo gropa gëlqereje që digjnin dhe djegin goma të përdorura makinash, duke helmuar mushkëritë e gjithë banorëve të zonës.

Presidenti mund të kishte thënë një fjalë edhe për faktin që parku i vetëm i lodrave në Tiranë, tek rruga e Elbasanit, do të futet nën hijen e një tjetër kulle të lartë që do të ndertohet ngjitur me të, edhe kjo falë planit rregullues në fuqi.

Lista e gjatë e krizave mjedisore në Shqipëri është e pafund. Ajo përfshin tragjikisht masivet pyjore, shkatërrimin e shtretërve të lumenjve dhe helmimin e ujit, tokës dhe ajrit shqiptar. Kurrë s’e kemi dëgjuar presidentin aktual të thotë diçka për këto tema vërtetë të nxehta dhe jetike për standartin tonë të jeteës. Shqipëria e batërdisur e 25 vjetëve të fundit ka pafundësisht plagë të hapura në trupin e saj. Për pasojë, edhe ngjitja me vrap majë kodrës së Liqenit është ku e ku më e pabesueshme, kur bëhet për të ndezur fitilin e rradhës, në sherrin disavjeçar me qeverinë.

 

Next Post

Erdogan: Muslimanët të udhëheqin përpjekjet kundër terrorizmit

Comments 1

  1. Shqiptar says:
    10 years ago

    Skender.Ke harruar masakren me te madhe kriminale ne Shqiperi.Shkaterrimin total te Parkut Kombetar te Lures!!Sa per Bujar Nishanin,ai eshte dhe do mbetet Prezervativ i Sali Berishes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

March 11, 2026
Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In