• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Disa pritmëri që s’u materializuan në 21 qershor

by
24/06/2015 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja/

1 – “Referendumi popullor dhe konstantja historike”;  2 – “LSI, parti e dytë”;  3 – “Babaxhani Halim Kosova”;  4 – “Kandidati i pavarur Bojaxhi, 1%”; 5 – “Pjesëmarrje e ulët”

   1 – “Referendumi popullor dhe konstantja historike”

Në emisionin “Opinion” të Fevziut, 6 muaj para zgjedhjeve, paraqita një sondazh që e kisha zhvilluar në nivel kombëtar. Sipas sondazhit, rezultonte se rreth 880 mijë votues ishin gati atëherë të votonin për mazhorancën dhe rreth 620 mijë për opozitën ( http://respublica.al/opinion/2014/12/10/barometer-290-mije-votues-te-qershorit-2013-sjane-gati-te-votojne-sot ).

Disa javë pas atij sondazhi, kreu zyrtar i opozitës Basha i dha fund zërave për një bojkot të mundshëm të zgjedhjeve lokale, duke deklaruar se opozita do të futej në zgjedhje dhe do ta rrëzonte me “referendum popullor” ndarjen territoriale, të cilën e kishte kontestuar deri atëherë.

Me sa duket, Basha pati parasysh teorinë e “konstantes historike” të analistit Artan Hoxha, sipas së cilës, raporti mes “së majtës” e “së djathtës”, pavarsisht nga luhatja e 2013-ës, do të rikthehej në nivelin “rrotë-më-rrotë”.  Dhe në fushatën që zhvilloi Basha qysh atëherë, i mëshoi fort fjalëve “referendum popullor”, duke i pasuruar çdo ditë arsyet pse shumica e shqiptarëve duhej të votonin kundër qeverisë.

Por 6 muaj më vonë, e pas milionave lekë fushatë, kuotat e dhjetorit ndryshuan vetëm brenda marzhit të gabimit statistikor plus/minus 3%, po të krahasohen  me kuotat e votave për kryebashkiakë. Kandidatët për kryebashkiakë të mazhorancës morën në 21 qershor rreth 840 mijë vota, ata të opozitës rreth 670 mijë, ndërsa kadidatët e pavarur dhe ata të partive të vogla jashtë koalicioneve morën rreth 105 mijë vota (historia e votave për këshilltarë eshte nje histori me lloj-lloj ngjyrimesh parokiale e personale, si dhe e ndikuar nga synimi i LSI-se per t’i gërryer sa me shume territor PD-se ne keshillat bashkiake – shih me poshte).

   2 – “LSI, parti e dytë”

Gjatë fushatës elektorale, Ilir Meta dhe njerëzit rreth tij e sfiduan publikisht PD-në, duke pretenduar se sondazhet e tyre të brendshme e nxirrnin LSI-në parti të dytë në shkallë kombëtare, para PD-së.

Por pavarsisht fushatës intensive, 21 qershori, edhe pse regjistroi një rritje domethënëse të LSI-së, tregoi se kjo parti mbetet pas PD-së në rang kombëtar.

   3 – “Babaxhani Halim Kosova”

Nga sondazhe të papublikuara të PD-së, u tha që Dr. Halim Kosova rezultonte se mund të merrte vota përtej sinorit të parvjetshëm të opozitës, falë opinionit pozitiv për të ndër qytetarët e Tiranës –  “të majtë” e “të djathtë”. Pavarsisht se nuk e kisha testuar vetë në sondazh Dr. Kosovën, i të njëjtit mendim isha edhe unë në fillim të garës (gjë që e kam shprehur publikisht në emisionin e Fevziut).

Por pavarësisht fushatës qytetare e babaxhane të Dr. Kosovës, në përfundim të garës, ai mori 3500 vota më pak se sa kishin marrë parvejt partitë që e mbështetën atë.

   4 – “Kandidati i pavarur Bojaxhi, 1%”

Kur sondazhet treguan se kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi përkrahej nga një segment domethënës i elektoratit tiranas, shumica e analistëve dhe e politikanëve e injoruan atë përkrahje, duke iu referuar përvojave të hidhura elektorale 1-përqindëshe të Kreshnik Spahiut dhe Bamir Topit.

Por edhe pse me një fushatë shumë më modeste se të paraardhësve apo rivalëve, Bojaxhiu kapi në Tiranë një kuotë që nuk e kishte kapur kurrë më parë një kandidat i pavarur – 5.4%.

   5 – “Pjesëmarrje e ulët”

Para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve, u bë shumë zhurmë për një rënie drastike të pjesmarrjes në votim. Por në fakt, u regjistrua nje numer rekord i votave ne zgjedhjet lokale te 25 vjeteve te fundit. Treçereku i zgjedhësve që banojnë në Shqipëri votuan në 21 qershor.

Next Post

Shteti i Niue njeh Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In