• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa pikëpyetje: Pse hesht “Europa” për akuzat e SHBA ndaj Berishës?

by Kreshnik Spahiu
02/10/2021 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu
Sali Berisha ka nisur misionin e tij të fundit në karrierë: “Rikthimin e partisë, në gjendjen e vitit 2005”
Dmth: Berisha kërkon rikthimin e tij në krye të opozitës, njëkohësisht, duke e rikthyer Lulzim Bashën në Holandë, andej nga e mori dhe ja u bëri peshqesh gjithë demokratëve.
Maratona “Berisha” qyetet më qytet, është qartazi një testim i tij i situatës:
– me amerikanët, që deri ku do e vazhdojnë goditjen,
– me demokratët, që deri në çfarë niveli e mbështesin,
– me Lulzim Bashën, që deri sa mban presionin apo gojën e mbyllur për pazaret,
– me grupin parlamentar, për të futur në listën e zezë mosmirënjohësit ndaj tij,
– me faktorin ndërkombëtar, se kush është pro dhe kundër….
Mos u besoni sharjeve, sepse Lulin nuk mund ta largonte me dorëheqje, pasi do dilnin zbuluar, që kishin bërë lojën me “kryetar” 8 vjet.
Jo çdo lojë bëhet nga qejfi, por edhe nga halli.
Nga gjithë kjo përplasje, s’kanë rëndësi as makinat, as sallat, as numri i demokratëve, as mesazhet apo batutat e Berishës.
Ajo çfarë është e çuditshme, është heshtja “Europës”. Asnjë ambasador nuk pozicionohet.
Sali Berisha është shpallur “Non Grata” nga qeveria amerikane me motivacionin zyrtar:

“Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë, në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë, dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar, në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.
Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve anti-korrupsion dhe masave të përgjegjësisë.”

Intensiteti i deklaratave dhe goditjeve diplomatike amerikane kundër Sali Berishës, sa vjen dhe po shtohet, por në disproporcion me heshtjen dhe pasivitetin europian.
Analizat dhe interpretimet politike mund të hamendësojnë çdo lëvizje, por një gjë mbetet e faktuar qartë: Sali Berisha ka kërkuar mbrojtje franceze!
Mos u shpërqëndroni nga përrallat me mbrojtje kufijsh apo ligjëratat patriotike pro Kosovës.
Fokusohuni në të vetmin aksion politik dhe ligjërim diplomatik.
Berisha e përsërit 100 herë fjalinë: “Nëse ka një njeri mbi tokë, që ka prova korrupsioni për mua dhe fëmijët e mi, t”i dërgojnë në Francë, në gjykatën e Parisit”
Berisha po e përdor Francën dhe Europën si anti-plumb kundër “flotës” amerikane.
Deri tani, ajo çfarë shohim nga Franca dhe Europa është heshtja.
Këshilltari gjerman i PD (Martin Henze) sot kërkoi dorëheqjen e Bashës dhe jo largimin e Berishës.
Kancelaria Merkel e cila dy javë më parë vizitoi Tiranën, refuzoi kërkesën e Lulzim Bashës për takim.
BE nuk e mbështet Berishën, por njëkohësisht s’po i del në krah as Lulzim Bashës apo Ambasadës Amerikane.
Ndoshta është një dyzim i tyre, se kush mund të jetë bërthama më sfiduese anti-amerikane në Shqipëri: “Holandezi” që u financua dhe shkollua nga SOROS-i, apo babai i tij, që për arsimin dhe specializimin e tij në vitet e komunizmit, u financua nga Franca e cila këto ditë sapo ka tërhequr ambasadorin francez nga SHBA?
Është koha për të parë, nëse Berisha do eliminohet politikisht si koka e korrupsionit, apo si truri i një rryme anti-amerikane në Shqipëri dhe rajon.
Është koha për të analizuar, nëse Berisha është i vetëm në luftën kundër SHBA-së apo frymëzimi dhe finacimi vjen përtej kufijve.
Nëse nuk është vetëm, mbetet të kuptojmë cilët janë aleatët, nga Perëndimi apo Lindja e Europës….
Gjithësesi, nuk përjashtohet mundësia, që të ketë mbetur i vetëm me një grup “ushtarësh” demokratë të lodhur, por që e urrejnë Lul Bashën, me të cilët u konsumua 16 vjet, duke i bindur se Luli është surrati europian që mund ta drejtonte opozitën.
Berisha jo rastësisht e piketoi djaloshin nga Holanda, dhe e solli në partinë nga e cila ka larguar jashtë radhëve të saj çdokënd që ka pasur lidhje apo shkollim në Amerikë….

Next Post
Ish-deputetja e PD paralajmëron Bashën: Ishe askushi dhe pa emër ngele

Ish-deputetja e PD paralajmëron Bashën: Ishe askushi dhe pa emër ngele

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…

January 13, 2026
Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

January 13, 2026
Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

January 13, 2026
Kur natyra flet më fort se diplomat

Kur natyra flet më fort se diplomat

January 13, 2026
113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

January 13, 2026
Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

January 13, 2026
Greqia nuk gjen qetësi, lëkundet nga një tjetër tërmet i fortë

Tërmet në Itali/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme, banorët dalin në rrugë të frikësuar

January 13, 2026
Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, zbulohet data kur do të konkurrojë Shqipëria

January 13, 2026
Nga e diela ulen reshjet/ Kreu i Emergjencave Civile: Nisim rehabilitimin e argjinaturave të dëmtuara

Ç’po ndodh me përmbytjet? Çako: Jemi në fazë menaxhimi, bilanci do bëhet në ditët në vijim

January 13, 2026
Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In