Ka nisur protesta e 10 kombëtare e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë mbushur bulevardin kryesor të kryeqytetit dhe mbajnë në duar pankarta me thirrjen “Rama ik”.
Opozita ka paralajmëruar se sot do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama.
“Ne besojmë te Partia Demokartike”, ky është lapsusi drejtshkrimor që ka përfunduar në banderolën e protestusesve opozitarë.
Autori i banderolës, nga shpejtësia mesa duket nuk ka shkruar “Demokratike”, por “Demokartike”, e megjithatë askush nuk e ka vënë re këtë gafë, duke bërë që të përfundojë në duart e protestuesve të cilët aktualisht po e valëvisin përpara Kryeministrisë.