• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa mite për luftën italo- greke dhe varrezat e ushtarëve grekë

by Mero Baze
24/01/2018 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Ka një vëmendje më të madhe seç meriton boshatisja e një varreze të ushtarëve grekë në Sajmolë, një fushë e vogël buzë Vjosës, në Grykën e Këlcyrës. Dhe bashkë me këtë vëmendje të shtuar, ka dhë një reaksion politik, të adresuar qartë kundër kësaj historie.

Së pari, në Sajmol nuk po gjenden eshtra ushtarësh. Ky mit duhet të bjerë dhe nuk duhet të përmendet në shtyp si i tillë. Në atë vend që po gërmohet në Sajmol, është një varrezë e ushtarëve të vrarë grekë, ruajtur prej vitit 1941. E kemi pasur atë varrezë. Askush nuk e ka punuar atë tokë në gati tetëdhjetë vjet. As në komunizëm, as pas komunizmit nuk e ka lëvizur njeri kryqin. Pra, nuk kemi të bëjmë me kërkim varresh, por me boshatisjen e një varreze, për t’i çuar trupat në një varrezë të sistemuar 3 km më tutje, pranë Kishës së Shën Kollit, po në Grykën e Këlcyrës.

Në atë vend mbi rrugën kryesore ka pas dhe ushtarë të varrosur italianë, të cilët janë hequr në vitet gjashtëdhjetë, dhe nuk ka vend për spekulime. Medalione ushtarësh italianë dhe grekë ka gjithë fusha, sa herë e punon traktori, ashtu siç ka krehër fishekësh grekë dhe italianë në çdo qoshe shtëpish të vjetra.

Fusha e vogël e Sajmolës gjendet mes malit Golik dhe Shëndelli, ku janë shkatërruar batalionet “Lupi di Toskani” dhe “Julia” e italianëve, si dhe forcat greke të batalionit të Kretës dhe të Kallpaqit. As italianët dhe as grekët nuk kanë mundur dot t’i varrosin shumicën e  të vrarëve. Biles grekët shumë më pak se italianët. Tragjike është se shumica  e tyre mbetën në faqet e maleve ku janë vrarë, dhe kanë humbur në vite aty.

Gianni Granzotto, një ish- ushtar italian, gazetar dhe autor librash, që në vitet tetëdhjet ishte president i ANSA-s në Itali, ka ardhur në vitin 1984 në Sajmolë dhe në Peshtan, aty ku është bërë beteja. Siç e përshkruan në librin e tij, “Vjosa ime e dashur”, tregon se si buzë rrugës në Peshtan takoi një bari dhe e pyeti: “A ka më të vrarë në Golik, që janë pa varrosur?”

-Ka, i ishte përgjigjur me vrazhdësi të natyrshme bariu. Sa herë shkrin dëbora, rrëshqasin poshtë rrungajave.

-Të lutem, mbulojini aty ku janë. Goliku ishte dhe mali i tyre.

Është në një farë mënyre një ndjenjë njerëzore të respektojmë dikë që jeta e ka përplasur të vdesë në malet tona, pamvarësisht politikave të mbrapshta që e kanë sjellë aty.

Histeria ndaj zhvarrosjes së disa kufomave të ruajtura, është tepërim dhe tejkalon problemet që shoqërojnë këtë histori, ku Shqipëria dhe shqiptarët janë viktima të një lufte që nuk ishte e tyre.

Dhe duhet të jemi realist, të pranojmë se shqiptarët kanë qenë më shumë me grekët në këtë luftë, kur ata ishin gjallë, dhe është e tepërt të bëjnë si anti-grekë tani me disa të vdekur. Për më tepër që mburremi dhe e kemi argument kundër ligjit të luftës, se disa nga kompanitë dhe batalioni shqiptar “Tomori”, dezertuan nga lufta.

Së dyti, duhet të jemi realistë dhe për konceptin e luftës italo- greke që preku Shqipërinë. Ne ishim “fronti shqiptar” i luftës italo- greke, pasi Italia, pas sulmit më 28 tetor 1940 kundër Greqisë, nuk e përballoi dot ofensivën greke dhe u tërhoq nga Greqia në territorin shqiptar në janar 1941, duke u kthyer nga vend pushtues, në një vend që u pushtua nga Greqia (në këtë rast si territor italian, pasi ne ishim të pushtuar nga Italia). Prandaj, kur i trajtojmë grekët si pushtues më 1940-1941, duhet të jemi të kujdesshëm të përdorim një kriter. Nëse ne themi se duhet hequr ligji i luftës, pasi ne nuk sulmuam Greqinë, por e sulmoi Italia, atëhere as nuk mund të themi që na pushtoi Greqia, pasi kemi qenë të pushtuar nga Italia. Ajo që disa quajnë pushtim grek, është se Greqia, disa muaj nga janari deri në prill, e vuri para ushtrinë italiane, duke e detyruar të tërhiqet në brendësi të teritorit tonë, nga Kurveleshi, në Berat dhe deri Kolonjë, Korçë e Pogradec.

Dhe po të mos futej ushtria gjermane nga Bullgaria në Selanik dhe të pushtonte Greqinë, ne mund të kishim një histori dhe më të rëndë nga kjo luftë. Por pushtimi i Greqisë nga Gjermania, bëri që Greqia të dorëzohej dhe ushtria italiane marshoi sërish drejt Greqisë, tashmë si “fitimtare” ndaj një ushtrie që dikush tjetër ja kishte lidhur duart.

Së treti, problemi i varrezave greke në Shqipëri është një vendim i shtrirë në kohë nga së paku 12 qeveri shqiptare prej vitit 1987, dhe është një vendim ku pala shqiptare thjesht ka rezistuar apo toleruar, në varësi të halleve të tjera që ka pasur me Greqinë, por kurrë nuk është marrë seriozisht me thelbin e problemit. Çdo ushtar i vrarë në Shqipëri meriton të ketë një varrezë, dhe një të tillë e meritonin dhe ushtarët grekë, derisa e kanë ushtarët gjermanë, anglezë apo francezë.

Ajo që është e ndjeshme për opinionin, është konceptimi i këtyre varrezave si masive, dhe vendosja e tyre gjeografike në një nga kufijtë e pretendimeve historike të Greqisë. E vërteta është se këto varreza janë simbolike, pasi ato nuk kanë brenda tyre as 5 për qind të ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri, të cilët kanë mbetur maleve pa adresë dhe të paidentifikuar, pasi në tërësi ishte një ushtri sulmuese, që kishte mobilizar dhe vullnetarë. Vendshtrirja e tyre gjeografike nga Bularati në Këlcyrë, dhe më tej drejt juglindjes, është një fitore e politikës greke ndaj asaj shqiptare, firmosur së fundi nga qeveria “Berisha”, dhe që Edi Rama po e shkëmben me heqjen e ligjit të luftës me Greqinë. Pra, po i merr diçka për një gjë që ua kishim dhënë. Kaq është çmimi politik.

Histeria ndaj zhvarrimeve apo gjetjes së ushtarëve të vrarë në Shqipëri, nuk është një gjest që na nderon. Sidomos kur bëhemi “luanë” me të vdekurit dhe pula me të gjallët.

Next Post
Gjykata Speciale, 43 deputetë të Kosovës në “listën e zezë” për viza të SHBA- BE

Gjykata Speciale, 43 deputetë të Kosovës në "listën e zezë" për viza të SHBA- BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In