• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Disa këshilla për të larguar erën e keqe të gojës

by
03/09/2015 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa këshilla për të larguar erën e keqe të gojës

Jeni të shqetësuar për erën e keqe të gojës? Nuk jeni vetëm. Gati 30% e popullsisë vuan nga aroma e keqe e gojës, ose siç quhet ndryshe halitozë. Era e keqe e gojës mund t’ju bëhet pengesë në jetën sociale. Fatmirësisht ka mënyra të thjeshta dhe efektive për të patur aromë të freskët të gojës.

  1. Lajeni dhe pastrojeni gojën me fill dentar, më shpesh se zakonisht

Një nga shkaqet kryesore të erës së keqe të gojës është shtresa ngjitëse që formohet tek dhëmbët. Mbi këtë shtresë formohen bakteret. Ushqimi i ngelur mes dhëmbëve i shtohet problemit. Të gjithë duhet ta lajmë dhe pastrojmë gojën me fill të paktën dy herë në ditë. Nëse keni shqetësimin e erës së keqe, pastrojeni më shpesh. Kujdesuni të mos e teproni. Të fërkuarit e shumtë me furçë, e grryen smalti-n dhe i prish më shpejt dhëmbët.

  1. Pastroni gjuhën

Shtresa që formohet normalisht rreth gjuhës, mund të jetë ambient shumë i përshtatshëm për baktere që sjellin erë të keqe të gojës. Për t’i pastruar, fërkoni me lehtësi gjuhën me furçë. Nëse mendoni se furça është shumë e ashpër, apo shumë e madhe për të arritur pjesën e mbrapme të gjuhës, Pamela L. Quiones, (dentist-e dhe kryetare e Shoqatës Amerikane të Shëndetit Dentar), në këtë rast ju këshillon të përdorni një pastrues gjuhe. Ajo thotë se gjendet kollaj në çdo farmaci dhe është një mjet i domosdoshëm për higjienën e gojës. Kjo pajisje është prodhuar posaçërisht për të hequr baktere, mbetjet ushqimore dhe qelizat e vdekura, në zona ku furça nuk i arrin.

  1. Shmangni ushqimet që ju sjellin aroma të pakëndshme

Qepa dhe hudhra janë shkaktarët kryesor. Dentistët thonë se fatkeqësisht, larja e dhëmbëve pasi ke ngrënë qepë ose hudhra, nuk ju ndihmon. Substancat që këto ushqime përmbajnë janë lehtësisht të ndryshueshme dhe kalojnë menjëherë në gjak. Në këtë mënyrë ju i kaloni menjëherë në mushkëri duke i nxjerrë më pas jashtë. E vetmja zgjidhje është të mos konsumoni qepë apo hudhra, sidomos kur jeni në kontakt me njerëz në punë, shkollë apo çdo aktivitet social.

  1. Hiqni dorë nga vesi!

Era e gojës është vetëm një nga arsyet e shumta për ta lënë duhanin. Duhani dëmton dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Ai është edhe shkaktari kryesor i kancer-it të gojës. Bëni mirë të këshilloheni me doktorin tuaj për të marrë trajtim me ilaçe ose për t’ju drejtuar tek një program për lënien e duhanit.

  1. Shplani gojën shpesh

Duke i shtuar higjienës oral-e një shplarës goje antibakterial, ju do të eleminoni akoma më shumë baktere që shkaktojnë pllakën (shtresën ngjitëse) tek dhëmbët. Edhe të shplarit me ujë pasi keni ngrënë ju ndihmon të hiqni copëzat e vogla të ushqimit që mund të mbeten.

  1. Hiqni dorë nga karamelet me mente pas buke. Më mirë përtypni çamçakëz.

Karamelet përmbajnë sheqer dhe vetëm sa ju krijojnë më shumë probleme. Përtypni më mirë çamçakëz pa sheqer. Quinones shpjegon se përtypja stimul-on prodhimin e saliva-s (pështymës), që është mbrojtësi natyral ndaj baktereve që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.

  1. Kujdesuni për mishrat e dhëmbëve.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve, ose sëmundja periodontale, njihet rëndom si një nga shkaktarët e aromës së keqe. Bakteret mblidhen në xhepat e dhëmbëve, pra ku bashkohen me mishin, duke krijuar erë të keqe. Nëse keni sëmundjen e mishrave, dentisti juaj duhet t’ju këshillojë të shkoni tek një specialist.

  1. Kujdesuni nga një gojë e thatë

Mungesa e pështymës është shkaktare e prishjes së dhëmbëve. Nëse keni gojë të thatë, pini sa më shumë lëngje gjatë ditës ose përtypni çamçakëz pa sheqer për të prodhuar pështymë. Përdorni një lagështues ajri nëse përreth ajri është i thatë. Nëse thatësira në gojë vazhdon shkoni tek doktori. Kjo mund të jetë pasojë e barnave të ndryshme që keni përdorur.

  1. Shkoni tek doktori

Nëse aroma e keqe e gojës nuk largohet pavarësisht përpjekjeve tuaja, këshillohuni me doktorin. Era e keqe mund të jetë pasojë e disa sëmundjeve si infeksion i gypave të hundës, rrjedhje hundësh nga alergji-të, infeksione të mushkërive dhe sëmundjeve të mëlçisë apo veshkave.

Next Post

Dukati në flakë, shkrumbohen qëllimisht 20 hektarë me pyje dhe kullota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com