• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa këshilla nëse nuk e doni Edi Ramën kryeministër!

by Java News
25/03/2017 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Prof. Zamira Çavo

Nëse nuk e doni Edi Ramën kryeministër në një mandat të ri, më parë duhet:

-Të riogranizoni opozitën politike shqiptare!

Me këtë opozitë, Edi Rama mund të qëndrojë në pushtet sa të dojë vetë!

Lulzim Basha e vrau përfundimisht politikën opozitare duke e future në një ngërc tepër të rrezikshëm vendin.

Ai është realisht kamikaz i politikës shqiptare; synon të “vrasë” Ramën duke hedhur veten në erë!

-Të detyroni Metën të dalë nga koalicioni Tani! Por kjo nuk ndodh, pasi Meta ka 20 vjet në politikë, nga të cilët vetëm 2 vjet ka mbajtur përgjegjësi për punën (kur ishte kryeministër), ndërsa vitet e tjera ka përfituar nga pushteti duke mos dhënë asnjëherë llogari!

Nëse nuk arrini ta bëni këtë, atëherë “detyroni” partitë të hyjnë në zgjedhje vetem dhe pasi të shikojmë se si kanë garuar, le të bëjnë aleanca paszgjedhore!

Meta nuk ka për të bërë asnjë nga këto lëvizje dhe pse do dëshironte ti bënte. Ai llogarit mirë cdo lëvizje për të siguruar në jetgjatësi qënine e tij në politikë, më shumë se qënien e tij kryeministër! Eshtë komod në këtë pozicion që gjendet: opozitar në qeverisje!!!!

-Të “zhdukni” nga ekranet opinionistët që me tezat e tyre, me kalimin sa në një krah të politikës në tjetrën, ua kanë sjellë në majë të hundës shqiptarëve politikën.

Ata duke dashur të duken “trendy” në arsyetime e duke dashur të sulmojnë Ramën sipas “mënyrës së tyre”, shtojnë cdo ditë kuotat e tij!

Kur bashkohen në kor kundër një individi, ata që ua sjellin popujve në majë të hundës, atëherë popujt instiktivisht bëhen bashkë për ta mbrojtur këtë individ.

Nuk thonë kot, më mirë një “armik” se një “mik” budalla!

-Të ngriheni me forcë kundër të gjithë atye individëve që e shikojnë vetëm bardh a zi politikën e rilindjes!

Pranoni ato vendime e veprime që kjo qeveri ka bërë në favor të forcimit të vendit!

Nëse nuk gjeni asnjë të tillë do të thotë se duhet të hapni sytë! Nëse refuzoni gjithcka, populli do tju refuzojë ju dhe do bashkohet me atë që e mendon se ka punuar qoftë dhe jo si do ta dëshironte vetë populli!

-Të edukoni vetveten me idenë se të mos duash një individ në politikë nuk mjafton ta shash, ta anatemosh, ta urresh. Duhet ta njohësh jo individin, por rrethin e atyre që e mbështesin atë. Pastaj të gjesh instrumentet për ti përdorur.

Së fundmi, nëse nuk e doni Edi Ramën edhe në mandatin tjetër, përpiquni të lini vend për të rinj të talentuar që të marrin në dorë fatet e vendit!

Por mesa shikoj unë këto nuk po ndodhin ….Dhe unë nuk kam asgjë në dorë… Të paktën ejani të bëhemi bashkë për të bërë Kushtetutën e re!

Next Post
FOTO/ Humbja e bashkëshortit, Irma Libohova mesazh për miqtë që i qëndruan pranë

FOTO/ Humbja e bashkëshortit, Irma Libohova mesazh për miqtë që i qëndruan pranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

March 20, 2026
Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Epsteini” ynë

Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve

March 20, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

March 20, 2026
Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

March 20, 2026
SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

March 20, 2026
Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

March 20, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Ku, për çfarë dhe kundër kujt do ‘kandidoni’?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In