• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Disa këshilla në rast rreziku, si duhet të ruheni nga një tërmet i fuqishëm

by Java News
26/11/2019 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është një vend me rrezishmëri të lartë sizmike. Lëkundjet kanë qenë të shumta, por në jo pak raste kanë shënuar edhe shumë viktima.

Sipas ekspertëve, tërmeti që u ndje sot në të gjithë Shqipërinë, me epiqendrën pranë bregdetit të Durrësit, ishte një nga më të fuqishmit në 20-30 vitet e fundit dhe shkaktoi rreth 650 të lënduar dhe deri më tani, pra në orën 16.45 ka shënuar 18 viktima.

Ndonëse tërmetet dhe dëmet prej tyre nuk janë diçka e re për vendin tonë, ato të kësaj shkalle kanë qenë të rrallë, fatmirësisht. Tërmeti i sotëm na kujton se sa e rëndësishme është të jemi të mirëinformuar me hapat që duhen ndjekur gjatë një tërmeti, si dhe se çfarë mund të bëjmë për t’i parandaluar dëmet sa më shumë në të ardhmen.

Po çfarë të bëjmë përpara një tërmeti? Nëse nuk jeni të bindur që banesa juaj është e projektuar që mund të përballojë një tërmet atëherë me ndihmën e një specialisti mund të përforconi muret mbajtëse dhe lidhjet mes mureve dhe çatisë.

Mundohuni të shmangni vendosjen e mobilieve të rënda.

Siguroni mirë në mure, raftet, bibliotekat, piktura dhe pasqyrat.

Gjithmonë vendosni objektet më të rënda në katet e poshtme të rafteve.

Në kuzhinë siguroni që dyert e rafteve ose sirtarëve ku mbani pjatat, gotat, filxhanët dhe thikat të mos hapen në rast të lëkundjeve të tërmetit.

Mësoni ku janë dhe si të mbyllni rubinetat e gazit, ujit dhe automatin kryesor të energjisë elektrike.

Përcaktoni pikat më të sigurta të banesës, ku të strehoheni në rast tërmeti: poshtë kasave të dyerve, në cepat e mureve ose poshtë tavolinës dhe krevatit.

Mbani gjithnjë në shtëpi një kuti të ndihmës së shpejtë. Një elektrik dore, një radio me bateri. Për këto sigurohuni që çdo pjesëtar i familjes të dijë se ku ndodhen.

Eleminoni çdo situatë që në rast tërmeti mund të përbëjnë rrezik për ju dhe familjen tuaj.

Çfarë duhet të bëjmë gjatë një tërmeti?

Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës.

Duhet të keni kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama, mobilie etj.

Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen.

Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar.

Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit.

Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme.

Çfarë duhet të bëjmë pas tërmetit?

Sigurohu që personat rreth jush janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dilni me kujdes nga banesat.

Mos harroni të vishni këpucët pasi jashtë mund të ketë xhama dhe sende të tjera dhe mund të dëmtoheni nga këmbët.

E rëndësishme është që të ruhet qetësia në momentet kur një tërmet i fortë godet vendin ku jeton dhe të dish se si të ruhesh. Në këtë foto më poshtë shikoni me vëmendje hapat që duhet të ndiqni që në momentin që ndjeni lëkundje dhe deri në momentin që ajo pushon, ku duhet të vraponi për në ambiente të hapura për të shpëtuar nga ndonjë shembje e mundshme.

Next Post
Eksperti i sigurimeve: Tërmeti do të jetë një katastrofë shumëvjeçare ekonomike, duhet skemë kombëtare për fatkeqësitë

Eksperti i sigurimeve: Tërmeti do të jetë një katastrofë shumëvjeçare ekonomike, duhet skemë kombëtare për fatkeqësitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In