• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa fakte mbi axhendën e alienëve në Tokë. Bazat e nëndheshme dhe jashtëtokësorët

by A R
31/12/2021 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në thellësi të pjesës verior të Nju Meksikos ndodhet qyteti i vogël Dulse, shtëpia e rreth 3.000 banorëve dhe qendra e fisit vendas Jikarila Apash. Që nga vitet 1980, kjo qytezë ka qenë në qendër të një debati mbi të ashtuquajturën axhendë të alienëve, zërave mbi tunelet nëntokësore, dhe teoritë konspirative.

Në atë kohë, fizikani dhe shpikësi Pol Benevic pohoi se kishte zbuluar pranë Dulses një bazë nëntokësore të pushtuar nga jashtëtokësorët. Historia e tij u përhap shpejt në mesin e të pasionuarve mbi UFO-t. Pretendohet se nën qytezë ndodhen disa baza ku janë kryer edhe rrëmbime njerëzish.

Tuhet se jashtëtokësorët janë angazhuar në zhvillimin e teknologjisë së avancuar, përfshirë manipulimin gjenetik, që të gjitha pjesë e agjendës së tyre të supozuar të alienëve. Sipas teoricienëve të konspiracionit, plani i tyre është të kontrollojnë qeverinë dhe të fitojnë kontrollin përfundimtar të Tokës me anë të një Rendi të Ri Botëror.

Madje ka pasur rrëfime mbi një aleance midis njerëzve dhe banorëve të bazës së Dulçes, të cilat përfshijnë lidhjet midis qeverive dhe shoqërive sekrete si Iluminati, Masonët, Grupi Bilderberg dhe Skull and Bones. Por Dulse nuk është i vetmi vend në Tokë, ku besohet se ekzistojnë baza nëntokësore,

Por ai ka marrë një famë më të madhe kohët e fundit. Sipas teoricienëve të konspiracionit, baza të tilla nëntokësore, mund të gjenden në mbarë botën, por ato më aktive ndodhen në Shtetet e Bashkuara, Australi, Antarktidë dhe Amerikën e Jugut.

Sipas këtyre teorive, bazat nëntokësore janë të lidhura me njëra-tjetrën nëpërmjet një rrjeti tunelesh. Madje pretendohet se njëri prej këtyre tuneleve të çon në një bazë aktive nën Vatikan, e cila ka ushtruar një kontroll të madh mbi qytetërimin perëndimor për shekuj me radhë.

Kohët e fundit janë shfaqur një mori informacionesh në lidhje me këtë temë. Por sado e çuditshme që mund të duket e gjitha kjo, a mund të jetë e vërtetë ndonjë nga këto gjëra që thuhen? Në kërkim të përgjigjeve, ne i drejtohemi mitologjisë.

Mitologët tradicionalë pretendojnë se perënditë që i ndeshim tek mitet, përfaqësojnë forcat e natyrës ose krijimin e imagjinatës së gjallë të dikujt. Por a i mbështet mitologjia këto pretendime në dukje të çuditshme? Historitë e mbretërive të nëntokës të pushtuara nga Perënditë, e përshkojnë gjithë mitologjinë botërore.

Në varësi të kulturës, ai është quajtur Hades, Tartarus, Xibalba, Duat, Patala dhe Ferr.

Këto “shtëpi të Perëndive” nuk gjenden gjithmonë në thellësi të Tokës, por ndonjëherë përshkruhen sikur janë brenda një mali ose thellë nën ujërat e tokës.

Hyrja drejt tyre, pavarësisht vendndodhjes, përshkruhet shpesh si e vendosur në grykën e një shpelle. Hyrja mund të duket e hapur, dhe më pas zhduket plotësisht dhe menjëherë. Banorët e këtyre mbretërive të nëndheshme, nuk dëshironin të vizitoheshin nga njerëz të padëshiruar, e megjithatë u jepej leje disa individëve të përzgjedhur.

Tekstet e lashta e përshkruanin hyrjen në botën e nëndheshme si shumë të vështirë. Në eposin që mban emrin e tij, Gilgameshi, udhëton 12 lega në errësirën e dendur, derisa arriti në dhomën e mbushur me dritë të botës së nëndheshme. Në këto tekste të lashta, mbretëritë nëntokësore të perëndive përshkruhen si të mbushura me shtëpi apo si salla të gjera ku mund të mblidheshin mijëra individë.

Aty gjendeshin shatërvanë, bimë, barëra shumë të larta, pemë dhe kafshët nga të gjitha llojet. Edhe filozofi grek Platoni, i bëri jehonë këtij koncepti. Ai besonte se toka ishte e mbushur me një numër gropash, të cilat ishin plot me ujë, ajër, pemë, fruta dhe lule.

Çuditërisht, Platoni konfirmon një tjetër pretendim të bërë nga Ufologjia moderne. Ai thekson se këto zgavra ishin të lidhura me njëra-tjetrën me kanale nëntokësore. Por Platoni nuk është i vetmi që u referohet tuneleve që shtrihen nën sipërfaqen e tokës.

Edhe legjendat e Inkave, flasin për rrjete të mëdha tunelesh që përshkojnë gjatësinë dhe gjerësinë e planetit, të kompletuara me qytete nëntokësore. Kur Pizarro dhe konkuistadorët e tjerë spanjollë hynë në Peru, ata rrëmbyen perandorin Inka, Atahualpa, dhe e mbajtën atë peng duke kërkuar ar në këmbim të tij.

Në atë kohë njerëzit Pizarros dëgjuan disa thashetheme se ari i Inkasve mbahej në një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore. Sipas legjendës, këto tunele ishin mijëravjeçare, dhe shtriheshin për shumë kilometra nën kryeqytetin e Inkave.

Vitet e fundit, disa aventurierë që kanë hyrë në shpellat poshtë Kuskos, nuk u panë më kurrë. Në fakt vetëm një burrë ka dalë i gjallë që andej, duke marrë me vete dy shufra ari. Sipas zyrtarëve ai ishte çmendur. Për të shmangur tragjeditë, hyrjet në tunele u murosën për shkaqe sigurie.

Të paktën ky është varianti zyrtar. Ndërkohë, indianët Apash raportojnë se paraardhësit e tyre u strehuan në tunelet e vjetra gjatë një fatkeqësie të madhe natyrore. Ata u endën nëpër këto shtigje të pafundme për vite me radhë, duke bartur farat për jetën në botën e re.

Po çfarë mund të thuhet mbi pretendimin se këto baza përdoren nga UFO-t për inxhinierinë gjenetike? Sipas pohimeve të tyre, në nivelin e 7-të të këtyre tuneleve në bazën e Dulses, jashtëtokësorët po angazhohen në këto lloj eksperimentesh.

Këto eksperimente gjenetike, po kryhen nga një grup qeniesh zvarranike. Tomas Kastelo, një ish-oficer i lartë i sigurisë në këtë bazë, pretendon se baza e Dulses është një strukturë nëntokësore me 7 nivele, me nivelet më të ulëta që përshkruhen si një seri shpellash natyrore.

Kastelo thotë se këto shpella janë përdorur nga raca të ndryshme jashtëtokësore në të kaluarën tonë të largët. Në kozmologjinë hindu, Naga (gjarpërinjtë) jetonin dikur në tokë, por perëndia i madh, Brahma, i dërgoi ata të jetonin nën det, dhe në nivelin e shtatë të mbretërisë së tyre nëntokësore të quajtur Patala, shkruan Ancient Origins.

Disa konspiracionistë pretendojnë se axhenda e vërtetë e Reptilianëve, është që të na kontrollojnë ne njerëzve, me objektiv dominimin e planetit. Ata citojnë zhvillimin e një Rendi të Ri Botëror. Reptilianët akuzohen gjithashtu se duan të zvogëlojnë popullsinë në tokë, dhe se përdorin armë të tilla si armët kimike, OMGJ-të, vaksinat dhe viruset e krijuara nga njeriu për të zvogëluar numrin tonë.

/a.r

Next Post
Aksident i rëndë në Qafë-Gjashtë të Sarandës/ Makina përplas një të ri, humb këmbët

I dehuri në Kamëz hidhet nga ballkoni i shtëpisë, ja çfarë thotë Policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In