• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Disa banorë kanë përfunduar në spital”, qytetarët rrëfejnë traumat nga shpërthimi i tritolit në pallatin në Tiranë

by Java News
18/04/2023 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Persona të paidentifikuar vendosën tritol në derën e shtëpisë së Muhamet Dukës gjatë orëve të natës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e Freskut, në katin e 4 të një pallati. Në shtëpi nuk kishte njeri dhe nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati të lënduar. Por dëmet janë të mëdha.

Gazetari Besar Bajraktaraj thotë nga vendngjarja se ka qenë një shpërthim i fortë që është dëgjuar jo vetëm në pallatin ku ndodhi, por edhe tek pallatet pranë. Si pasojë e shpërthimit ka patur dëme të shumta materiale në banesën e fqinjit që ndodhet ngjitur me apartamentin e Dukës, por edhe banesat e tjera në të njëjtin kat e jo vetëm. Vetë banorët e këtij pallati, në një prononcim për gazetarin rrëfejnë tronditjen nga kjo ngjarje, që i ka frikësuar jo pak.

“3 pa 20 të natës ndjemë tronditje të madhe, shumë tronditje e madhe, ishim në gjumë u ngritëm. Ishim të dy bashkëshortët. U ngrit im shoq nëpër shpi vetëm tym dhe errësirë, hapëm dyer dritare. Derën (e jashtme) nuk e hapëm dot, dera ishte çarë siç e shikoni, ishte copë-copë. U ngritën të gjithë fqinjët, fol nga ballkoni, lajmëruam policinë. Erdhi policia, 3, 3 e çerek ka ardhur polica, faleminderit policisë. Erdhi u gjend këtu. Deri në orën 7 ne nuk e hapnim dot derën, sa erdhën ata që hapën derën. Kështu, nuk e dimë nga se erdhi kjo. Muhamet Duka ka shtëpinë aty, atij që i është vënë ajo”, tregon një qytetare.

Një tjetër banor rrëfen se jeton dy kate më poshtë, por dëme ka pësuar edhe shtëpia e tij. Ai tregon se si pasojë e traumës disa banorë të pallatit kanë përfunduar në spital.

“Ja sa ka hyrë dera brenda nga presioni që ka pasur krejt pallati. Unë jam 2 kate më poshtë se ka ndodhur ngjarja edhe ka dëmtime, pale kati aty ku ka ndodh. Aty kanë shpërthyer të gjitha dyert. Shpërthimi ishte i fuqishëm sa disa banorë kanë përfunduar në spital nga trauma, pasoja, tronditjet. Kalamaj të vegjël… Dëmtimet aty ku ka ndodh janë shumë të mëdha, janë shpërthyer të gjitha dyert janë hapur. Nuk e njoh pronarin ku është vendosur tritoli, thuhet që nuk banon njeri aty prej pak kohësh”, shprehet banori.

Sipas asaj që raporton gazetari Bajraktaraj, në shtëpinë e familjes Duka prej kohësh nuk jetonte njeri. 65-vjeçari Muhamet Duka është babai i Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019 në Tiranë dhe aktualisht i arrestuar në Belgjikë.

 

/s.f

Next Post
Gjykata e Lartë jep vendimin përfundimtar, bosi i kriptomonedhave Faruk Ozer do ekstradohet në Turqi

Gjykata e Lartë jep vendimin përfundimtar, bosi i kriptomonedhave Faruk Ozer do ekstradohet në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In