• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diplomati britanik: Kosova refuzoi ndryshimin e kufijve në këmbim të njohjes se pavarësisë nga Serbia

by Java News
25/05/2019 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diplomati britanik që ka shërbyer në Ballkan, dhe që merret me studime gjeo-politike në Universitetin e Kembrixhit, Thimoty Less, thotë se tashmë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në një ngërç të plotë, pasi Kosova ka refuzuar ndarjen në këmbim të njohjes se pavarësisë nga Serbia.

Këto deklarata diplomati anglez i ka bërë në një intervistë për ‘tanjug’, duke potencuar se Kosova dhe Serbia janë duke kërkuar në mënyrë dëshpëruese një zgjidhje, pasi që të dy shtetet dëshirojnë që të lëvizin përpara. Kosova drejt njohjeve të reja, ndërsa Serbia drejt BE-së.

“Kosova dëshpërimisht dëshiron që të përfundojë vakumi ndërkombëtar rreth njohjeve, ndërsa Beogradi dëshiron që të normalizojë raportet për integrim në BE, dhe për t’i dhënë fund një problemi që po e rëndon politikën Serbe që nga vitet 80-ta”, ka deklaruar ai.

Less i cili njihet për qëndrimet e tij pro-serbe, thotë që ndarja ishte e vetmja shpresë për shpëtimin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse sipas tij ajo ishte një kompromis.

“Por nëse Prishtina refuzojë ndarjen, në mungesë të ndonjë zgjidhje, nuk është fundi’, ka thënë ai, shkruan Express.

Ndërkohë ai thotë se për të kapërcyer këtë bllokadë, do të duhet rrëzim i Ramush Haradinajt nga pushteti.

“Faza tjetër do të përfshijë ndryshimin e pushtetit në Prishtinë, për të parë nëse dikush tjetër do të bëjë atë që Haradinaj ka dështuar. Në fund, nëse Prishtina nuk do të mund të bind Beogradin që të njohë Kosovën pa kushte, atëherë ata do të përpiqen që të zgjidhin një anshëm problemin e mosnjohjes, duke u bashkuar me Shqipërinë”, ka theksuar diplomati britanik Less.

Ai thotë se megjithatë askush s’mund ta bind Serbinë, që ta njohë Kosovën pa kushte, duke shtuar se duhet bërë pyetje se çfarë është e gatshme të jap Kosova në këmbim të njohjes.

“Një problem është se qëllimshëm në dialog po bëhet një shmangie nga pyetja, se çfarë është e gatshme t’i jap Kosova Serbisë, në këmbim të njohjes”, ka thënë ndër të tjera Thimoty Less.

Sipas tij tashmë as Brukseli më nuk ka besueshmëri për të negociuar një marrëveshje.

g.kosovari

Next Post
Zjarr në Indi, humbin jetën 19 studentë

Zjarr në Indi, humbin jetën 19 studentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kemi përdorur ende raketat e gjeneratës së fundit”, Irani paralajmëron përdorimin e armëve të reja

“Nuk kemi përdorur ende raketat e gjeneratës së fundit”, Irani paralajmëron përdorimin e armëve të reja

March 6, 2026
Pensionet private, numri i anëtarëve arrin në më shumë se 41 mijë

Qeveria injekton 167 mln euro në skemën e pensioneve, eksperti: Ndihmon përkohësisht, por nuk përbën zgjidhje strukturore

March 6, 2026
“Spiun i Mossadit”, iranianët ekzekutojnë gjeneralin e Gardës Revolucionare

“Spiun i Mossadit”, iranianët ekzekutojnë gjeneralin e Gardës Revolucionare

March 6, 2026
SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorit të Elbasanit

SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorit të Elbasanit

March 6, 2026
Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

March 6, 2026
“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

March 6, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

Banditë me kryq

March 6, 2026
Paralajmëron ministri i Energjisë: Çmimet e naftës mund të rriten në 150 dollarë brenda dy javësh

Paralajmëron ministri i Energjisë: Çmimet e naftës mund të rriten në 150 dollarë brenda dy javësh

March 6, 2026
Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Osmani do të mbledhë sot në takim liderët e partive

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Osmani do të mbledhë sot në takim liderët e partive

March 6, 2026
Sherri mes nxënësve në Durrës nisi në “TikTok” e “Snapchat” dhe përfundoi në dhunë fizike

Sherri mes nxënësve në Durrës nisi në “TikTok” e “Snapchat” dhe përfundoi në dhunë fizike

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In