Irani ka nisur një valë re sulmesh me dronë e raketa në Emiratet e Bashkuara, në ditën e 11-të luftës. Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në X njoftoi se u janë përgjigjur sulmeve iraniane.
Ndërkohë si pasojë e sulmeve izraelite në Teheran të paktën 40 persona u vranë. Sipas transmetuesit izraelit N12, disa laboratorë bërthamorë në kryeqytetin iranian u vunë në shënjestër nga forcat e Tel Avivit.
Irani nuk sheh më hapësirë për një zgjidhje diplomatike me Shtetet e Bashkuara dhe po përgatitet për një konflikt të zgjatur. Kështu deklaroi Kamal Kharazi, këshilltar për politikën e jashtme i Liderit Suprem Iranian gjatë një interviste për CNN.
“Nuk shoh më hapësirë për diplomaci”, deklaroi Kharazi, duke akuzuar Presidentin e SHBA-së Donald Trump se ” ka mashtruar bashkëbiseduesit e tij dhe nuk ka mbajtur premtimet e tij” gjatë negociatave të mëparshme.
Lideri iranian shtoi se forcat e armatosura të vendit janë të gatshme ta përballojnë konfliktin për një kohë të gjatë dhe parashikoi se lufta do të përfundojë vetëm kur presioni ekonomik global – veçanërisht mbi energjinë dhe inflacionin – t’i detyrojë vendet e tjera të ndërhyjnë për të ndaluar “agresionin” e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.





![Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike](https://javanews.al/wp-content/uploads/2026/03/Erbil-Irak-120x86.png)





