• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diplomacia europiane me armët e amerikanëve!

by Edvin Kulluri
18/08/2025 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edvin Kulluri

“Trump u poshtërua nga Putin”, “Putin fiton në Aalskë”, “ushtarët amerikanë gjunjëzohen para Putin”, “gjuha e trupit tregoi superioritetin e Putin” etj, etj.. Këto ishin pak a shumë disa tituj të gazetave të majta në europë e dicka më pak mes atyre në SHBA pas takimit të presidentëve të SHBA dhe Rusisë në Aalskë, dy ditë më parë! Një takim nga I cili shumë prisnin armëpushim të menjëhershëm, disa marrëveshje përfundimtare mes Ukrainës dhe Rusisë me ndërmjetësimin amerikan, për momentin thjeshtë I ka dhënë një shans paqes.  Ndërsa të tjerë që mezi prisnin dështimin e tryezës edhe si kundërshtarë të Trump edhe si triumfatorë mbi Rusinë, nuk morën as njërën e as tjetrën, por vetëm shtyrjen në kohë të përfundimit të bisedimeve.

Në fakt tabloja pas takimit nuk kënaqi asnjërën palë. As ata që prisnin marrëveshje e as ata që duan që lufta të vazhdojë deri në fitoren përfundimtare mbi Rusinë. E për këtë ka disa arsye që më shumë e kanë origjinën tek kritikët e takimit se sa te palët në takim. Një pjesë e Evropës dhe kundështarët e përhershëm ideologjikë të Trump nuk e kanë ende të qartë nëse kundësrshtari është Trump apo Putin. Biles më keq Akoma I barasvlerësojnë deri në marrëzi. Zelli I së majtës kundër presidentit amerikan  që I ka rrënjët që në fitoren e tij në mandatin e parë, pra 2016, jo vetëm që nuk është shuar por edhe është rritur. Pavarësisht se këtë herë nuk po “djegin” rrugët e amerikës me lëvizjen “ëoke”, në nivel retorike jemi në të njëjtën pikë. I vetmi që e ka kuptuar që politika nuk funksionon kështu është Rama, që nga e folura si “e ëma e Zeqos në majë të thanës” në CNN, tashmë përpiqet të qerasë Kushnerin me Sazanin! Por Rama s’ka asnjë peshë në politikën ndërkombëtare, ndaj ata që kanë vërtetë rëndësi në kampin e majtë apo liberal, duke vazhduar të njëjtën qasje më shumë ngatërrojnë punë se sa zgjidhin. Deri sa të përcaktojnë se kush është kundërshtari, janë të dënuar të mbjellin konfuzion.

Por le të marrim në analizë kundërshtitë që mbart pastakimi I Anchorage. Së pari, aktorët agresivë të sipërpërmendur harrojnë me dashje, se gjatë presidencës Biden perëndimi as nuk e mposhti dot Rusinë në Ukrainë, e as arritën të rifitojnë një pjesë të territoreve të pushtuara. Përvecse harxhuan qindra miliarda dollarë për një  luftë të tipit “tërhiq e mos e këput”, por që ndërkohë ka marrë miliona jetë njerëzish nga të dyja palët, e shkaktuar miliarda euro dëmë në të gjitha krahët . Por cuditërisht për liberalët që kanë në qendër të ekzistencës së tyre “njeriun”, vlera e jetës nuk përbën më ndonjë problem të madh. Përndyshe do shfaqnin me pak pasion dhe më shumë qetësi. Sepse sipas tyre, nëse Rusia nuk ndalet tani, oreksi I saj do rritet. Cështja është se Rusët e mendojnë njësoj kërcënues zgjerimin e NATO-s në Ukrainë, ndaj morën vendimin për të pushtuar territoret lindore e mbi të gjitha Krimenë, një moll sherri shekullore për sigurinë në Detin e ZI. Kjo është po aq e vërtetë sa edhe fakti që Rusia nuk ka fuqi të nisë një luftë diku tjetër, për sa kohë nuk po fiton dot atë të nisur e pa bitisur në Ukrainë.

Trump I njeh dhe pranon të dyja këto pandehma, edhe pamundësinë e Rusisë për të zgjeruar agresionin në vende të tjera, edhe këmbënguljen e saj për ta mbajtur Ukrainën jashtë NATO-s si kërcënim për sigurinë e saj. E ndërkohë interesat ruse në Siri dhe Armeni janë goditur keq, c’ka e shfryn mitin e “imperializmit rus”. Ndaj frika ndaj rrezikut  rus përtej Ukrainës përbën më shumë një paranojë sesa një kërcënim real. Njësoj si rusët që e shohin NATO-n si kërcënim, por që në fakt më shumë është psikozë historike se sa një reailtet konkret. Por kundështarët nuk I vizaton dot, duhen marrë sic janë e të punosh me ta aq sa mundesh.

E pra cështja mbetet se ku do gjëndet “mesi I artë”, c’ka në një konlikt përfaqëson . Negociatat janë arti I marrëveshjes ku të dy palët duhet të lëshojnë dicka për të marrë. Putin nuk ka ndërmend të lëshojë Krimenë dhe dhe një pjesë tjetër të territoreve të fituara në luftë, përndryshe del I humbur. Këtë llogari e ka bërë para ndërhyrjes, e situata në terren nuk ka pse ta bëjë që të ndërrojë mëndje. Ushtria ukrainase përmes rezistencës së saj dhe mbështetjes së perëndimit, mund ta mbajë konfliktin pa një fitues e humbës, por ndërkohë disavantazhi ekonomik, numrave në nivel  njerëzorë në rekrutim, e industrisë ushtarake inferiore nuk janë të dhëna inkurajuese. C’ka nëse nuk e japin humbëse sot, mund ta cojnë drejt disfatës nesër. Kjo  do të thotë humbje totale e sovranitetit. E 80% e Ukrainës nuk ka pse bie nën Rusi për shkak të 20% të pushtuar e populluar nga shumicë ruse. Në anën tjetër, sipas Ëall street Journal, skenari Korean I ndarjes me garanci të forta ushtarake është një opsion që po diskutohet fortë. E mbase kjo do të flitet në takimin mes administratës Trump, Zelenskit e leadereve europianë sot.

Ajo c’ka do të prodhojnë bisedimet e këtyre ditëve, nuk e bëjnë takimin e Alaskës dështim për Trump e fitore për Putin! E askush për rrjedhojë nuk ka pse hap shampanjën për vazhdimin e luftës. Ai takim thjeshtë I hapi rrugën bisedimeve pas tre vitesh ku është folur vecse me krismat e armëve e shkaktuar një tërmet gjeopolitik global.  Ndaj fillimi i diskutimeve nuk I sjell asnjë të keqe askujt, përvec atyre që duan një Trump të mposhtur packa  viktimave që ky konflikt prodhon cdo ditë.  E natyrsisht që edhe radikalët ultra-nacionalist rusë do të ishin të lumtur të vazhdonin luftën me qëllim lodhjen e Ukrainës deri në dorëzimin e saj. Por të dy palët harrojnë një gjë: lufta nuk është bixhoz ku “paratë”, pra jetët I humbin ata që luftojnë e jo ata që prodhojnë fitore virtuale nga divani! Disa ëndrra mirë është që të mbeten në sirtar! Qoftë liberale, qoftë ultranacionaliste!

Rusët duhet të kuptojnë që nuk ringjallen dot si ish Bashkimi Sovjetik me një Prodhim Kombëtar Bruto të përafërt me ekonomitë angleze, franceze apo italiane të marra vecmas. Ashtu sic falkonjtë evropianë, kryesisht Macron e Starmer nuk duhet të harrojnë se luftë me fuqinë e SHBA pas krahëve, mund të bëjnë vetëm SHBA! Askush tjetër për sa kohë këto të fundit duan paqe!

Next Post
Tri fjalë që pengojnë demokracinë

Arkitekti që deshi të bëhej Edi Rama pa politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alimehmeti: KiE afron me një vit misionin monitorues të Kartës Evropiane

“Për çfarë e përgëzova Doktorin”/ Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin

December 6, 2025
Berisha: Fuqia e drogës në regjimin e Ramës luan rol në rezultatin e zgjedhjeve

“Me Nokën dhe Vokshin nuk bëhet analizë në PD”/ Avokati: Berisha ka minuar themelet e partisë

December 6, 2025
Palët shkelin armëpushimin/ Përleshje vdekjeprurëse në kufirin Afganistan – Pakistan 

Palët shkelin armëpushimin/ Përleshje vdekjeprurëse në kufirin Afganistan – Pakistan 

December 6, 2025
Ndahet nga jeta në moshën 96 vjeçare arkitekti legjendar. Vepra e tij dhe risitë së solli

Ndahet nga jeta në moshën 96 vjeçare arkitekti legjendar. Vepra e tij dhe risitë së solli

December 6, 2025
Kthjellime dhe vranësira… Parashikimi i motit për sot

Moti sot, vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

December 6, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Parashikimi i horoskopit për shenjën tuaj/ Dashuria sot mund t’iu sjellë surpriza të këndshme… 

December 6, 2025
Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In