Shqipëria vijon të mbetet avantgardë sa i takon zhvillimeve në fushën e teknologjisë pēr komunikimin.
Vetëm para pak javësh Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme fitoi çmimin e parë në rajon sa i takon përdorimit të Twiterit dhe rënditej ndër të parat mes gjithë ministrivë të jashtme.
Duket se kjo mënyrë komunikimi po bëhet çdo ditë e më efektive sidomos në botën perëndimore.
Por, diplomacia dixhitale e Ditmir Bushatit nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga ekspertët e komunikimit. Në një trajnim të Departamentit Amerikan të Shtetit në Slloveni, fotoja e përzgjedhur si model për risinë që sjell në diplomacine dixhitale ishte pikërisht nje foto “selfie”, e ministrit shqiptar të Jashtem Ditmir Bushati me kryeministrin kanadez Justin Trudeau.
Ministri Bushati dhe Presidenti Francez Macron u moren si shembull sidomos për përdorimin e Tëitter.
Gjatë fjalës së tij Lee Nilsson pohoi se Bushati është një prej Ministrave të Jashtëm më aktivë dhe më i përditësuar me këtë lloj diplomacie./a.ç