Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe lideri i Kinës, Xi Jinping, do të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe tema të tjera ndërkombëtare dhe rajonale gjatë një takimi këtë javë.
Konfirmimi vjen nga vetë Kremlini. Dy udhëheqësit do ulen ballë për ballë në Uzbekistan në një samit që do shfaqë një alternativë ndaj botës perëndimore, nënvizon Kremlini.
Për Xi Jinping, është hera e parë që largohet nga Kina që prej nisjes së pandemisë koronavirus. Ai po kërkon një mandat të tretë historik në drejtim të vendit komunist, ndërsa Putin nga ana tjetër po tenton të tregojë se ka aleat të mëdhenj pasi raportet me vendet perëndimore janë në minimume historike për shkak të luftës në Ukrainë.
Takimi i tyre pritet të ndodhë gjatë të enjtes. Putin do të zhvillojë biseda edhe me liderë të Indisë, Pakistanit, Turqisë dhe Iranit.
/a.r