• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dinjiteti i humbur i miqve të Parashqevi Simakut

by A R
18/12/2024 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erl Kodra

Është interesante se si reaguan shqiptarët për Parashqevi Simakun, por më “interesant” është fakti se shumica e atyre që e kanë njohur – madje kanë patur shoqëri me të; dhe sigurisht edhe kanë përfituar nga kjo njohje – pra miqtë e saj të afërt, nuk janë interesuar gjithë këto vite për fatin e saj.

“A është gjallë Parashqevia?! Nga bëhet, si po i shkon karriera?! A është mirë me shëndet?!”

Këto janë pyetjet elementare që duhet t’i bënte çdonjëri që e ka patur mikeshë të afërt, ka bashkëpunuar me të gjatë viteve kur ajo shkëlqente në Shqipëri.

Dakort, ajo kishte humbur diku në metropolin më të madh të botës në New York, por pyetjeve të mësipërme nuk mund t’u shmangen, as të bëjnë të paditurin.

E vërteta është se të gjjthë e kanë ditur, që në fillim. Por të gjithë i janë shmangur, kanë heshtur, kanë ndërruar rrugë, ose më e shumta kanë ndjerë pak keqardhje. Është në tipologjinë njerëzore – jo të gjithë – të bëjnë sikur nuk të kanë njohur sapo shohin që të rrëshqet këmba.

Kolegë të saj, kompozitorë, këngëtarë, punonjës të RTSH, drejtorë, madje edhe Ministria e Kulturës dhe Qeveria Shqiptare duhej të ishin interesuar me kohë për fatin e këngëtares. Sepse sot del se të gjithë e kanë ditur fare mirë se ajo ka shkëputur lidhjet me botën.

Dikush mund të thotë se ajo është shmangur, ose ajo ka refuzuar ndihmën e atyre që kanë dashur ta ndihmojnë. Por jo, nuk është e vërtet. A nuk mund t’i paguanin një psikolog që të bisedonte me të, atje ku ishte nëpër metrotë e New York, për ta bindur që të largohej nga ai mjedis?! A nuk mund të ndërhynte Ambasada Shqiptare përmes kanaleve shtetërore që ta mbronin artisten e madhe nga ai degradim i skajshëm?!

Asnjë nga këto nuk ka ndodhur – asgjë, kurrë. U desh që një vidio rastësore të publikohej në internet, dhe vetëm pas reagimit të jashtëzakonshëm të opinionit publik, të ndërhynte privatisht një person dhe ajo të pranonte ndihmën me mirënjohje.

Pse duheshin lënë gjërat të shkonin deri në këtë pikë?! Mos më thoni se nuk e keni ditur. Askush nuk e ha atë fore. Turpi është i juaji, i gjithë ish-miqëve të saj.

“Shmangej, largohej” – thonë. Po sigurisht që shmangej, sepse ju nuk këmbëngulët seriozisht asnjëherë. Një psikolog i mirë mund t’ia mbushte mendjen të fluturonte, lëre më të largohej nga ajo mizerje.

Edhe sot që ajo doli në dritë, në fakt doli sepse lajmi tronditi të madh e të vogël, dhe sigurisht, që një rast të tillë mjeshtrat nuk e lënë t’u iku nga duart. Ata do ta shfrytëzojnë deri në fund, pa pikë mëshire.
As mos t’i shkojë kujt në mendje se mirësia mund të bëhet në heshtje pa paguar një çmim. Çmim shumë i lartë, çmim dinjiteti.

Kur je mirë të gjithë të lëpihen, por po “gabove” dhe të rrëshqiti këmba, harroje.

Next Post
Shpërndante kokainë pranë gjimnazeve të Fierit, arrestohet 29-vjeçari

Shpërndante kokainë pranë gjimnazeve të Fierit, arrestohet 29-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In