• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dinamika e grabitjes së biznesmenit, shoqërohen disa persona në Durrës

by A R
13/01/2019 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre persona të maskuar, armatosur dhe të kamufluar me uniforma policie, priten kthimin biznesmenit Elton Kelmendi në banesë.

Sapo ai ka tentuar të hapë derën i zunë pritë. I ndodhur edhe nën shoqërinë e të birit, nën kërcënimin e armëve dhe forcës,  grabitësit hynë në banesë sëbashku me to. Në shtëpinë  dy katëshe ndodhej vetëm bashkëshortja e biznesmenit të transportit të mallrave.

Të gjendur në befasi askush nuk na mundur të reagojë. Në këto kushte grabitësit kanë vënë në lëvizje planin e tyre dhe morën më shumë se 10 mijë euro.

“Fillimisht autorët kanë lidhur familjarët, ndërsa më pas kanë arritur të grabisin shumë prej 10 mijë eurosh. Në largim e sipër autorët kanë marë peng edhe djalin e biznesmenit, për ta lënë të lirë vetëm disa kilometra larg shtëpisë”.

Pengmarrja e djalit të biznesmenit Elton Kelmendi u bë nga autorët për të siguruar veten. Përsa kohë djali i familjes ndodhej me to, nuk do të njoftonte policinë. Kjo ka bërë që ata të fitonin kohë dhe të zhduknin çdo gjurmë nese policia do të vihej në ndjekje të tyre. Në momentin që djali i biznesmenit është lënë i lirë, ai sinjalizoi uniformat blu

Në banesën e sulmuar e cila ndodhet në periferi të Durrësit në lagjen numër 14, policia bëri këqyrjen e asaj çfarë kishte ndodhur dhe disa persona u shoqëruan. Por kur ajo  po merrte dëshminë e familjarëve u njoftua për një tjetër grabitje të ndodhur në Krujë.

Pranë Thumanës, persona ende të paidentifikuar i morën makinën një udhëtari. Automjeti dyshohet të jetë përdorur në grabitjen e banesës së biznesmenit.

Referuar tipit dhe ngjyrës është e njëjtë me atë që u larguan autorët.

Rreth një muaj më parë një grabitje e ngjashmë ndodhi në të njëjtën zonë të Durrësit. Tre persona të maskuar dhe armatosur grabitën një shumë prej 7.5 millionë lekësh në momentin që po transportoheshin nga një shoqëri sigurie private drejt një banke të nivelit të dytë. (ABCnews)

/a.rada

Next Post
Ra Gent Cakaj… e u pamë!

Ra Gent Cakaj… e u pamë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Karburant më i lirë? Shpenzimet po “rrëshqasin” jashtë vendit

March 26, 2026
“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

March 26, 2026
“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

March 26, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

March 26, 2026
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

March 26, 2026
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në det për të shmangur përplasjet në kalatën e portit

Moti i keq, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi. Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

March 26, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Klevis Balliu thirrje intelektualëve: Keni detyrë të bashkoheni me ne, ndryshe mos u ankoni!

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In