• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dimri i madh PD-LSI

by A R
31/08/2021 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush ka menduar se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë një “çift i lumtur” apo po krijojnë një familje të madhe për të ardhur në pushtet, ka gabuar.

Tashmë palët kanë “nxjerrë dhëmbët” dhe po “kafshojnë” njëri-tjetrin, për humbjet dhe dështimet, për disfatat e pësuara në shumë qarqe.

LSI ka akuzuar PD për vjedhjen e votave dhe për lojërat e saj të pista, të cilat nuk kanë bërë asgjë, por kanë maksimalizuar votat e PD-së, kanë sjellë humbje mandatesh për LSI-në dhe opozitën e lanë me “gisht në gojë” në zgjedhjet e 25 prillit.

Zyrtarë të lartë të LSI-së, pavarësisht sulmeve ndaj kryeministrit Rama, e shikojnë se do të qëndrojnë në opozitë përballë kryeministrit, jo në një strategji të udhëhequr nga Lulzim Basha, siç ndodhi me zgjedhjet e fundit, kur befas LSI u distancua, palët nuk dolën në një koalicion të përbashkët dhe në zgjedhje gjatë fushatës pati shumë probleme.

Në shumë qarqe, rezultati i dalë për të dy palët solli një kosto të madhe elektorale, e cila mendohet se ka qenë dhe shkaku kryesor i humbjes.

Kjo për faktin se në shumë qarqe mandatet e LSI-së kanë mbetur për pak vota.

Pra në Korçë, në Elbasan, në Tiranë, në Vlorë, e gjetkë, LSI-ja nuk ka mundur të marrë mandatet e saj për një grusht votash, ndërkohë që PD ka disa mijëra vota mbi mandatin që siguronte, çka do të bënte që opozita e bashkuar të kishte një mandat më shumë, LSI të kishte një mandat më shumë dhe kjo do të sillte që Edi Rama të mos ishte sot kryeministër, por të ishte një koalicion i gjerë opozitar i udhëhequr nga PD dhe LSI.

Ujërat kanë rrjedhur shumë. Ka shumë turbullirë mes PD-së dhe LSI-së. Ka një mungesë komunikimi, një konflikt, një përplasje.

LSI-ja bën përgjegjës Lulzim Bashën, ndërsa vetë Lulzim Basha e ka drejtuar gishtin nga Ilir Meta dhe aktet e tij të “çmendura” gjatë fushatës elektorale, të cilat i ka quajtur kosto të pallogaritshme, që  kanë dëmtuar imazhin e Opozitës dhe fitores së saj në zgjedhje.

Dje PD mbylli procesin e zgjedhjes së strukturave, kuptohet pa ndonjë lajm të madh, pa ndonjë habi dhe tashmë pritet që edhe LSI-ja të bëjë një riformatim të saj, pas disa largimeve. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë midis dy aleatëve të fortë opozitar të zgjedhjeve, të cilat po shkojnë në Parlament të ndarë për të bërë opozitë ndaj Edi Ramës.

Megjithëse ndarja nuk është thjeshtë dhe vetëm mes PD dhe LSI, ka ndarje edhe midis deputetëve të partive të vogla, të cilët kanë filluar “t’i shkelin syrin” Edi Ramës, duke qenë se për shumë vite po qëndrojnë në opozitë.

(CNA.al)

Next Post
C.1.2 varianti i ri Covid në Afrikën e Jugut

C.1.2 varianti i ri Covid në Afrikën e Jugut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In