• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dilema e gabuar e PD-së, mes rinumërimit të 25 Prillit dhe Bashës

by Ben Andoni
02/05/2021 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në atë që të bie në sy orëve të fundit është se ka një shprehje përkrahje “në masë” të kryetarit Basha nga grup-seksionet e PD-së dhe deputetët e listës së përzgjedhur prej tij. Një gjë duket e arsyeshme në artikulimin e tyre dhe lidhet me faktin se procesi zgjedhor është ende në vazhdim, teksa është i nxituar nguti për të anatemuar kryetarin, që në fakt i mjafton knock-down i radhës prej Ramës. Në kushte normale Basha duhet të iki dhe të uli deri në tokë kokën, pasi PD-ja nën autoritetin e Bashës humbi zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe dy vjet më vonë edhe zgjedhjet parlamentare të 2017. Jo shumë larg në kohë humbi edhe dy palë zgjedhje lokale në Korçë dhe Dibër, paçka se në të fundit u justifikua më vonë me atë që ndodhi në fushatën e këtij qarku. Por paqartësia e tij kulmoi sërish në vitin 2019, kur i fali në tavolinë e “në shenjë proteste” Ramës  të gjitha bashkitë e vendit, pas bojkotit në zgjedhjet lokale të 2019. Dy vjet më vonë arriti edhe në apoteozën e humbjes më 25 prill, kur deklaroi fitoren, pak orë më vonë vjedhjen dhe në fund sloganin e ri se “beteja sapo ka filluar”. Në fakt, për kë ka filluar beteja?! Për të? Kupolën e tij drejtuese apo votuesin e thjeshtë të partisë së tij? Këtu është dilema e të ardhmes apo ajo që nuk kuptojnë Demokratët?! Shumë nuk po kuptojnë se Basha është kryetari i PD-së së tyre, por jo i PD-së që duan shqiptarët. Dhe, nëse je mësuar me humbje nuk arrin dot kurrë fitoren.

Larg këtyre, ende pa u shpallur gara për PD-në, kemi një kandidat të vetëshpallur që do t’i kundërvihet Bashës, një letër të personaliteteve të PD-së kundër, kurse njerëzit e kupolës drejtuese të PD-së dhe në grup-seksionet kanë rendur apo mblidhen t’i shpallin besnikërinë kryetarit!!! Në fakt, askush nuk ua rrezikon Bashën, veç sikletit të tij, përderisa mungon gara e shpallur sipas statutit, atë që në fakt zyrtari i dikurshëm i Demokratëve do ta shprehte më qartë: “Po këta me kë janë konsultuar? Me kryesitë apo aktivet e degëve të PDSH-së? Mendimin dhe vullnetin e kujt përfaqësojnë? PD është pronë e anëtarësisë dhe shprehje e vullnetit të tyre! Kjo parti nuk mund të merret peng nga ca njerëz të emëruar por duhet te drejtohet nga vullneti i lirë i demokratëve!”– shkruante pa doreza Kulluri.

Ndërkohë në PD-në e SHQUP-it dhe më saktë edhe bazës zë saj po i shitet se rezultati mund të kthehet nga rinumërimi dhe shpresa gëlon ende, pavarësisht se vetë Basha and & e kuptojnë qartë se zgjedhjet pasi janë njohur është shumë e vështirë që të rikthehen. Ashtu si raporti i OSBE/ODHIR do të jetë më i detajuar por fryma do jetë ajo e raportit paraprak, që i lavdëron në përgjithësi zgjedhjet; kritikon hapur shpërndarjen e të dhënave personale pas patronazhistëve të PS-së dhe nuk mbaron këtu se Ramës ose më saktë administratës së tij i faturohet edhe faji se nuk e shkëputi dot traditën e përdorimit te aktiviteteve shtetërore në favor të fushatës. E megjithatë, pyetja është: Po a do mundej vallë ndryshe PD dhe LSI? Përgjigja nuk dyshohet.

Duket se koha do provojë se shit-blerja e neveritshme, që nuk i shpëtuam sërish, ka një peizazh të plotë antropologjik dhe të thellë shqiptar, kurse PD-ja bashkë me kërkesën e drejtë për rinumërimin, duhet të zgjedhë që të ketë sërish lider Bashën, që vetëm humb zgjedhje dhe nuk po përballon presionin e Ramës apo të vazhdojë të presë si Godonë kontestin e zgjedhjeve pas rinumërimit po ndodhën. Dilema është e gabuar në të dy drejtimet dhe rasti Basha nuk të mëdyshon, teksa PS-ja ka ndezur motorat për zgjedhjet e ardhshme lokale.  (Javanews)

 

 

Next Post
10 vjet nga vrasja e Bin Laden/ Si e kapën “Sheikun e Terrorit” dhe çfarë ndryshoi për SHBA-të

10 vjet nga vrasja e Bin Laden/ Si e kapën “Sheikun e Terrorit” dhe çfarë ndryshoi për SHBA-të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In