• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dilema/Çfarë qëndrimi parashikohet të mbajë Joe Biden, ndaj Kinës?

by Java News
26/01/2021 23:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia e Bardhë thotë se Uashingtoni po tregohet i matur ndërsa përpiqet për një “qasje të re” ndaj marrëdhënieve me Kinën në një kohë kur të dyja vendet janë në një “konkurrencë strategjike” serioze.

“Ajo që kemi parë gjatë viteve të fundit është se Kina po bëhet gjithnjë e më autoritare brenda vendit dhe më e ashpër jashtë vendit dhe Pekini tani po sfidon sigurinë, mirëqenien dhe vlerat tona në mënyra domethënëse, që kërkojnë një qasje të re nga Shtetet e Bashkuara“, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki gjatë një konferencë për shtyp të hënën.

Disa orë më herët, presidenti kinez Xi Jinping foli përmes videos në Forumin Ekonomik Botëror ku ai u kërkoi vendeve të bashkëpunojnë për ndryshimin e klimës dhe shëndetin publik – dhe paralajmëroi kundër një konflikti mes Uashingtonit dhe Pekinit pa përmendur me emër Shtetet e Bashkuara. Presidenti Xi tha se frenimi i koronavirusit është detyra më e ngutshme për komunitetin ndërkombëtar.

Mesazhi i Pekinit vjen ndërsa ekipi i politikës së jashtme të Presidentit amerikan Joe Biden përgatitet të mobilizojë aleatët për të përballuar sfida të ngutshme, duke filluar nga ruajtja e demokracisë deri tek shkallëzimi i rivalitetit me Kinën dhe shtetet e tjera autoritare.

“Një botë e ndarë nuk mund të trajtojë sfidat e përbashkëta me të cilat përballet njerëzimi dhe përplasja do ta çojë njerëzimin në një rrugë pa krye“, tha zoti Xi gjatë një fjalimi virtual në Forumin Ekonomik Botëror.

Marrëdhëniet midis dy ekonomive kryesore në botë janë në pikën më të ulët prej dekadash, për shkak të përplasjeve për tregtinë, teknologjinë 5G, të drejtat e njeriut dhe sigurinë rajonale. Uashingtoni akuzon Pekinin për një përpjekje shumëvjeçare për të vjedhur pronën intelektuale dhe përfshirje në spiunazh industrial.

Të martën e kaluar, Sekretari i Shtetit i administratës së kaluar, Mike Pompeo deklaroi se Partia Komuniste Kineze është angazhuar në gjenocid kundër popullsisë myslimane ujgure. Ky përcaktim mund të sjellë si rezultat masa dhe sanksione të reja.

Ambasada kineze në Shtetet e Bashkuara tha në një deklaratë gjatë fundjavës tha se Pekini shpreson që Uashingtoni të “ketë një frymë kundër konfliktit dhe konfrontimit dhe në favor të respektit të ndërsjellë e bashkëpunimit të frytshëm”.

Ky apel ka të ngjarë të pritet me skepticizëm nga administrata e zotit Biden, e cila është shprehur hapur se si i shikon synimet e Kinës.

“Ne jemi në një konkurrencë serioze me Kinën,” tha zëdhënësja Psaki të hënën. “Kina është e angazhuar në politika që dëmtojnë punëtorët amerikanë, frenon avantazhin tonë teknologjik dhe kërcënon aleancat tona dhe ndikimin tonë në organizatat ndërkombëtare.”

Next Post
Si sot, më 26 Janar, u zgjodh president Haveli dhe vdiq Ava Gardner

Si sot, më 26 Janar, u zgjodh president Haveli dhe vdiq Ava Gardner

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In