• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dikush ju kërkoi mbylljen e ‘Xibrakës’. E di emrin, por s’e them!”, Dumani-Bardhit: Unë s’merrem me mesazhe!

by A R
15/07/2024 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar në Parlament se fuksionari shtetëror i një institucioni në vend i ka dërguar kreut të SPAK Altin Dumani një mesazh privat për të mbyllur dosjen “Xibraka”.

Bardhi ia drejtoi këtë pyetje vetë kreut të SPAK, i cili ishte në Kuvend duke ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve pasi prezantoi raportin vjetor të institucionit.

Në fjalën e tij, Altin Dumani tha  se çështja Xibraka është nën hetim dhe nuk mund të japë asnjë informacion. Sa i përket mesazhit privat, drejtuesi i SPAK u shpreh se as nuk merr dhe as nuk përcjell mesazhe me askënd.

Gazment Bardhi: Rezulton, sipas informacioneve që disponon grupi parlamentar i PD, se Kryeministri Edi Rama përmes një shtetasi, emrin nuk po e përmend por ju dhe unë e dini fort mirë për këtë bëhet fjalë, një funksionar publik në një nga institucionet e pavarura, i ka përcjellë drejtuesit të SPAK juve, një mesazh privat duke kërkuar që të çështja Xibraka, e rihapur nga SPAK, të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Duke vlerësuar integritetin e drejtuesit të SPAK, dhe duke mos ju kërkuar ju të komentoni veprimin e Kryeministrit se ai është veprim politik e komentojmë ne të tjerët, unë dua ta dëgjoj prej jush përgjigjen që ju i keni përcjellë Kryeministrit të Shqipërisë mbi këtë çështje.

Kreu i SPAK, Altin Dumani: Sa i takon çështjes nuk mund të jap asnjë koment sepse është në hetim. Lidhur me marrëdhënien me Kryeministrin apo me çdo titullar institucioni në Republikën e Shqipërisë, marrëdhëniet e mia si drejtues janë vetëm institucionale dhe proceduriale. Institucionale kur patjetër institucionet kanë nevojë të bashkëpunojnë dhe proceduriale kur ndonjëri prej tyre është e nevojshme të thirren në cilësinë e deklaruesit, në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime apo në cilësinë e të pandehurit. Nuk marr as nuk përcjell asnjë lloj mesazhi, unë ushtroj detyrat e mia në përputhje me Kushtetutën dhe dispozitat ligjore. Kjo është marrëdhënia ime që ekziston me të gjithë, pa përjashtin.

/a.r

Next Post
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronikë e tmerrit që po afron!

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Archie provokon Dumanin me Stirling e Saliut! Nuk ka te drejte prokurori te marr ne hetim ate per chalet qe tha duke future dhe Enron e personit qe gjoja nderhyri tek Dumani? Mjaft ne politic kopile te Bardhit me shoke

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In