• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘’Dikush e ka bërë nga inati’’/ Mes lotësh, Fjolla Morina rrëfen ditët në burg: Përfundova në psikiatri. Vajzat e përjetuan shumë keq

by Java News
25/12/2021 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këngëtarja Fjolla Morina, ka qenë jo pak e përfolur gjatë këtij viti. Ajo u arrestua në qytetin e Prishtinës, për akuzën e trafikut të armëve. Pas daljes nga burgu, këngëtarja ka folur për herë të parë rreth kësaj çështje në një intervistë për T7.

Duke rrëfyer gjendjen e saj në atë periudhë, Fjolla theksoi nuk e ka pasur aspak të thjeshtë dhe se e ka parë veten në pikën zero. Gjithashtu ajo tha se ka shkuar edhe në psikiatri shumë shpesh për ta kaluar gjendjen e rënduar që kishte.

‘’Nuk e kisha imagjinuar që mund të kisha përjetuar diçka të tillë. Unë kam bërë shumë sfida për karrierë, por kjo është diçka në jetën time personale dhe ka ndikuar edhe në familjen time në fëmijët e mi, në njerëzit më të dashur. E kam parë vetën në pikën zero saqë nuk doja të jetoja më, rashë edhe në kile. Ka qenë aq e rëndë sa kam shkuar në psikiatër. Shkoja pothuajse çdo ditë.’’, tregoi ajo.

Më tej, Fjolla u shpreh se familjes së saj i ka ndikuar shumë, sidomos vajzat dhe nëna e saj e kanë përjetuar shumë keq.

‘’Vajzat e kanë pëjetuar keq, gjithashtu edhe mami im. Madje vajza e vogël ka qenë shpesh nëpër mjekë.  Ndonjëherë kam menduar të iki nga ky vend, të mos jetoj më këtu. Derisa të vdes nuk do ta harroj.’’

Ndër të tjera, këngëtarja tregoi edhe rreth gjendjes dhe rutinës së saj brenda në burg, ku shprehu se ka qenë shumë e mbyllu dhe se nuk shoqërohej shumë me të burgosurat e tjera.

‘’Më duket akoma si ëndërr. Mos mu bëftë me e harru. Kam qenë shumë e mbyllur si person brënda. Kur e din që ke bërë diçka e ul kokën, por kur e din që s’ke bërë gjë ëstë shumë e rëndë. Dëgjoja fjalë shumë… Nuk kam pasur kontakte me të tjerat, kam lexuar më shumë, vendosa një rutinë. Nuk munda ta pranoja kurrsesi vetveten. Kam arritur në përfundimin që duhet t’i provojmë këto gjëra që ta kuptojmë që jeta është shumë e bukur.’’, rrëfeu Fjolla.

Për sa i përket akuzave, këngëtarja nuk ka preferuar të flasë shumë, por vetëm ka shprehur se mendon që dikush i ka bërë keq dhe se ajo nuk e meritonte të përfundonte në burg.

‘’Kur ka ndodh rasti unë mendoj që nuk ka qenë çështja që unë të përfundoj aty, por ne njerëzit jemi shumë egoistë. Nuk kemi qejf ta shohim njëri-tjetrin mirë, vetëm keq. Unë mendoj që ma kan bërë të keqen, dikush e ka bërë nga inati, për drama. Po më vjen shumë keq për ato njerëz. ‘’

g.kosovari

Next Post
Ushqimet tradicionale të Krishtlindjeve në disa vende të botës

Ushqimet tradicionale të Krishtlindjeve në disa vende të botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In