Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit hungarez, Zsolt Németh ka dhënë garancinë për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit Europian.
I njohur për pjesëmarrjen e tij në “çadrën e protestës” së PD, dhe miqësinë me kryedemokratin Lulzim Basha, zyrtari hungarez ka tërhequr pas mbështetjen për liderin e opozitës duke deklaruar se tashmë ka si qëllim të mbështesë “Tiranën Zyrtare” për të çelur negociatat.
Këtë njoftim të rëndësishëm e dha deputeti socialist Ervin Bushati i cili tregon detaje nga takimi që ka pasur me të
“AKTIVË & PUNË: Vlera & Përgjegjësi!
Gjatë takimit miqësor dhe bashkëpunues me kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit hungarez, Z. Zsolt Németh, bashkë me koleget Klotilda Bushka & Almira Xhembulla, diskutuam mbi lidhjet historike dhe ekonomike të dy vendeve tona: të shëndetshme dhe me tepër potencial për të ardhmen.
Hungaria mbështet dhe do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në BE dhe rrugen drejt familjes europiane. Ashtu siç ka mbështetur edhe Kosovën, historikisht.
Europa është nje projekt paqeje dhe prosperiteti për vendet e Ballkanit dhe më tej, me një perspektivë zhvilimi ekonomik: si projekte tregtare dhe turizmi me shumë potencial, pasi reforma në drejtësi dhe siguria në investime mundesojnë investime hungareze dhe europiane e më gjerë në të ardhmen.
Meshtetja hungareze në integrimin europian është një kapital i rëndësishëm dhe mbeshtetja e një miku të Shqipërisë në Parlamentin hungarez është lajm shumë i mirë
për Shqipërinë.
Sa më shumë Punë, aq më shpejt në BE!!“, nënvizon Bushati.











