Dikur ishte një murg budist, tani është një modele e suksesshme të brendshmesh. Bëhet fjalë për Mimi Tao, 22 vjeç, i njohur në Tajlandë për fushatat e shumta publicitare.
Ai lindi si djalë në një familje të pasur në lindje të Tajlandës. Por ndërsa shkolla nuk bënte për të, ai vendosi të bëhej murg budist. Megjithatë në tempull ai nuk jetonte dhe aq si murg, pasi vinte makijazh dhe e kishte kthyer dhomën e tij në një pasarelë.
Vitin e dytë nisi të merrte pilula për të stimuluar hormonet femërore. Gjatë një vizite, mamaja e tij shpërtheu në lot kur e pa se djalit po i rritej gjoksi. Ata vendosën që të mos merren më me fëmijën e tyre. Mimi nuk u ndal dhe tani është një emër i njohur në Azi. Ëndrra e saj megjithatë mbetet që të shkojë në Nju Jork.