• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dikur linin shkollat në bixhoz, sot premtojnë “arsim cilësor”

by Artur Ajazi
03/02/2021 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

“Kjo qeveri e ka lënë pas dore arsimin e lartë dhe i ka braktisur universitetet dhe studentët. Studentët shqiptarë shkëlqejnë në mbarë botën përveçse këtu në vendin e tyre. Nuk ka asnjë arsye pse mos t’i mbajmë të rinjtë tanë në Shqipëri po për këtë duhet urgjentisht të përmirësojmë arsimin e lartë”, u shpreh zoti Basha gjatë prezantimit të atij që ai e quajti “programi për arsimin”.

Kryemokrati u betua se “do të garantojë pavarësinë e universiteteve, lirinë akademike, do të rrisë me 50 për qind pagat për pedagogët, do ndihmojë studentët me nevoja ekonomike, dhe do mbështesë programin Brain Gain”.

Lulzimi ka premtuar edhe të tjera gjëra si paga të larta për pedagogët apo dhe “10 mijë stazhe për studentët e shkëlqyer”. Ndoshta nuk duhej ti kujtojmë asgjë tjetër nga premtimet e programit kryetarit të demokratikasve, por mjafton ti sjellim në vëmëndje, vetëm skandalet e ish-drejtuesve të arsimit në kohën kur ai kishte pushtetin. Duhej ti kujtojmë atij që sot kërkon të bëhet “kryeministër” se si, ish-drejtuesit e arsimit në rrethe, arrin deri atje sa, veç shitjes së vendeve të punës, linin në bixhoz edhe paratë e shkollave, investimeve dhe bënin pazare të ndyra me firmat ndërtuese. Ose mos duhej ti kujtojmë “kryeministrit” se si në universitetet publike punësoheshin si “pedagogë” me kohë të plotë jo vetëm ata që paguanin 20 deri 40 mijë euro, por edhe faktin se diplomat, masterat dhe doktoraturat, i kishin të blera në kioskat që pastaj u mbyllën nga qeveria Rama.

Se si ishte arsimi parashkollor dhe ai i lartë në Shqipëri, si punësoheshe dhe si shpenzoheshin paratë e investimeve dhe ato të mbledhura nga nxënësit (me paratë e të cilëve drejtori militant blinte makinë) kjo dihet dhe nuk ka asnjë diskutim. Edhe se si flakeshin në rrugë ata që ngrinin zërin dhe denonconin fakte të tilla skandaloze, edhe kjo dihet. Por të premtosh sot pas 8 vitesh “hajde më votoni mua se jam bërë djalë i mirë”, sikur nuk shkon. Ata që deri dje e menderosën arsimin parashkollor dhe atë të lartë, ata që me paratë e fituara në postet e pamerituara blenin piano 100 mijë euro për shtëpitë e tyre, ata që me fondet e rikonstruksionit të shkollës luanin bixhoz (sepse e kishin grurë me ata lart), sot dalin dhe premtojnë se “kemi ndryshuar, jemi bërë më të mirë se ishim dje”. Po pse duhet ti besojnë shqiptarët, një “programi” që Lulzim Basha thotë se “është për arsim cilësor”, kur autorë të tij janë pikërisht ata që e kanë “mjelë” arsimin sa kishin pushtetin, ata që me sms dhe letra bakalli, punësonin drejtorët e shkollave dhe pedagogët e universiteteve, duke krijuar pakënaqësi të vazhdueshme në stafet akademike, dhe duke ulur maksimalisht nivelin e mësimdhënies. Kërkimet shkencore, ishin dhe mbeten “thembra e Akilit” në universitetet tona publike.Prej 6 vitesh, kjo kërkesë e stafeve akademike në të gjitha universitetet tona publike ka marrë zgjidhje, ndërkohë që kujtojmë se para 2013, ato nuk kryheshin dhe as ishin në planet e asnjë rektori që përkrahej nga partia e Lulzimit.

Një pikë tjetër ku “ndalej programi Lulzimit për arsimin e lartë” ishte edhe “financimi i universiteteve publike me 36 milion euro për laboratorët dhe teknologjinë e informacionit”. Kaq mjafton të thuash se, “ekspertët” e PD nuk kanë asnjë dijeni, dhe asnjë informacion lidhur me ç’ka është bërë sot në të gjitha institucionet e arsimit të lartë.Ata thjesht janë si qenie robotike, në duart e Lulzimit. Zoti Basha, universitetet publike, kanë të gjitha kushtet e duhura nga ato laboratorike, logjistike, dhe teknologjinë e duhur të informacionit, nga ku studentët kryejnë orët dhe praktikat mësimore. Ndoshta nuk është faji yt, që merr informacione të pasakta, nga ata që me shkollat dhe universitetet nuk i ka lidhur kurrë asgjë tjetër, veç pazareve për të fituar ca para më tepër,për ti hedhur në ruletat ruse.

Next Post
Ish ministri i LSI: Vështirë të flitet për një frymë të Bashës që është gati të vijë në pushtet

Ish ministri i LSI: Vështirë të flitet për një frymë të Bashës që është gati të vijë në pushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një flamur gjerman për molotovët e revolucionit

March 22, 2026
Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

March 22, 2026
Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In