• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dikur ishte kundërshtar, Moisiu sot “pro” ligjit për mbetjet: Duhet besim tek shteti

by Java News
28/09/2016 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Unë sigurisht kam qene dhe jam kundër importit të plehrave, por jo kundër disa mbetjeve të specifikuara dhe me kushte të sigurisë”. Ish-Presidenti, Alfred Moisiu ka qenë një nga kundështarët më të fortë të ligjit të mbetjeve që nga koha kur ishte në detyrën më të lartë të shtetit.

“Historia e kësaj ka filluar që në 2004 kur unë isha kryetar shteti dhe u kam thënë përfaqësuesve të shoqërisë civile që kur të shtriheni ju te kamioni do shtrihem dhe unë. por atëherë ishte problemi për të importuar mbetje për t’i djegur në Shqipëri ishte krejt tjetër problem. Edhe në 2012 isha pro referendumit dhe firmosa i pari sepse ligji ishte total, ishte global, ndërsa tani kemi të bëjmë me një ligj që specifikon qartë se çfarë mbetjesh do të importohen, të cilat janë klasifikuar si lëndë e parë, e dorës së dytë”, thotë ish-Presidenti.

Moisiu thotë se qëndrimi i tij për ligjin nuk ka ndryshuar tani që drafti u riaktivizua, por disa muaj më parë.

“Kur kam vizituar një nga fabrikat e riciklimit dhe u kam sugjeruar atyre drejtuesve që duhet ju vetë kështu siç ma shpjeguat mua duhet t’ua shpjegoni edhe njerëzve sepse për mua ju keni të drejtë dhe unë do ju mbështes”, deklaron ai.

Por ka dhe një arsye tjetër se pse ish-presidenti ka ndryshuar qëndrim.

“Institucionet e shtetit nuk janë më ato që kanë qenë, aparaturat po ashtu, aq më tepër që ligji përcakton tre pika për hyrjen e tyre dhe në këtë mënyrë ka siguri. Ne, po të vazhdojmë kështu izolohemi, siç u izoluam në kohën e Partisë së Punës dhe skafeve, por kështu nuk mund të ecet përpara. Shqipëria do të zhvillohet”, deklaron ish-kreu i shtetit.

Në fund, ish-Presidenti ka dhe një mesazh për qytetarët dhe shoqërinë civile.

“Unë mendoj që ne duhet të kemi më shumë besim tek institucionet edhe kur ato s’janë në rregull ne duhet t’u kërkojmë të jenë në rregull sepse ndryshe ne s’do bëhemi shtet kurrë”, thotë ai./tch/a.k

Next Post
“Portokalli”/ Pas Eneda Tarifës largohet dhe Salsano Rrapi nga spektakli?

"Portokalli"/ Pas Eneda Tarifës largohet dhe Salsano Rrapi nga spektakli?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

810 mijë nuk votojnë sot. Ndër ata që votojnë, PS merr pothuaj sa dyfishi votave të PD-ASHM

March 17, 2026
Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

March 17, 2026
Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

March 17, 2026
Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

March 17, 2026
Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

March 17, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

Corriere della Sera: Vietnami i Donald Trump!

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In