• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dikur ishin miq”, dinamika e vrasjes së shqiptarit nga fqinji në Itali për shkak të debateve banale

by Java News
08/01/2023 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Itali, ku një shqiptar u vra nga fqinji i tij erdhi si pasojë e mërive të vjetra mes palëve.

Kështu raportojnë mediat fqinje, sipas së cilave para krimit mes 59-vjeçarit shqiptar Gëzim Dodoli dhe Sandro Mugnai, 53-vjeçarit italian, kishte pasur konflikte të vazhdueshme që nga fjalët përfundoi në veprime.

Shqiptari mori ekskavatorin e tij dhe u përpoq të shkatërronte shtëpinë e fqinjit. Ky i fundit, duke parë se çfarë po ndodhte, mori armën e gjahut dhe e qëlloi 59-vjeçarin për vdekje.

La Nazione sjell edhe dinamikën e ngjarjes.

Rreth orës 20:30 të 5 janarit në shtëpinë e Sandro Mugnai po darkohej. Në tavolinë ndodheshin 2 vajzat e 53-vjeçarit dhe persona të tjerë. Në një moment dëgjojnë zhurmë. Shtëpia po tronditej nga goditjet e mjetit të rëndë.

Në tentativë për t’i shembur shtëpinë, rrugës shqiptari dëmtoi edhe 4 automjete. Më pas goditi dritaret e katit të parë, ashtu sikurse çatinë. Në këtë moment Mugnai u ngrit, mori armën e gjahut dhe qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit. Të paktën 3 plumba shkatërruan xhamin e ekskavatorit dhe goditën edhe 59-vjeçarin shqiptar.

Përveç të shtënave, dëgjoheshin britmat e atyre që ndodheshin në shtëpi, ashtu sikurse edhe motori i ekskavatorit që vijonte të ishte i ndezur, ndërkohë që Dodoli ishte në agoni. Kur karabinierët dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, 59-vjeçari kishte ndërruar jetë. Mugnai u dërgua në policinë e Arezzo-s, ndërsa autoritetet fikën mjetin dhe ndihmuan familjen që të dilte nga shtëpia tejet e dëmtuar. Më vonë, banesa u shpall e pabanueshme.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mes fqinjëve që dikur kishin qenë mjaft miq, të paktën nga sa është mësuar deri më tani marrëveshjet kishin lindur për shkaqe banale, si volumi i muzikës apo era e keqe nga tubacionet. Megjithatë askujt nuk ia merrte mendja që situata për mund përshkallëzohej deri në këtë pikë.

Mugnai është në burg. Ndërkohë të hënën ai do të dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Avokatët e tij mbrojtës, sipas mediave italiane, njoftuan se do t’i mëshojnë faktit se krimin 53-vjeçari e kreu në vetëmbrojtje. Sipas tyre, goditjet e çatisë e bënë banesën të pabanueshme, ndërsa ajo mund të ishte rrëzuar dhe të vriste personat që ndodheshin në të.

“Dëgjuam zhurmën e metalit që shtypi makinat e më pas im atë, teksa kuptoi çfarë po ndodhte, qëlloi”, tha një prej fëmijëve të të arrestuarit.

Gëzim Dodoli, ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë. Ai kishte shkuar në Itali së bashku me familjen mbi 30 vjet më parë.

/s.f

 

Next Post
INTERVISTA/ Zyrtarja e lartë: Ja si më vodhi pastruesja 130 mijë euro. Paratë i kam…

INTERVISTA/ Zyrtarja e lartë: Ja si më vodhi pastruesja 130 mijë euro. Paratë i kam...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In