Presidenti i Vendit ilir Meta ka komentuar largimin e kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako, por ka zgjedhur të flasë më shumë për pasuesin e tij dhe integritetin që ai duhet të ketë në këtë detyrë të rëndësishme.
Në emisionin “5 pyetje për Babaramo” në “Report Tv” Meta tha se për të është e rëndësishme të zgjidhet një person me integritet të lartë.“Për mua është e rëndësishme që të zgjidhet në krye të policisë një njeri me integritet sa më ta lartë. Ajo mbetet për të parë në të ardhëm është forcimi midis institucioneve në vend për një luftë ndaj krimit dhe kanabisit,” tha Meta.
Kujtojmë se gjatë fushatës Meta shpërtheu në akuza ndaj Çakos teksa e quajti “Hakiu i drogës”.
Haki Cako u shkarkua sot nga detyra me propozim të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj./a.m.