Ju kujtohet Alket Rizai, shqiptari i cili mbahet mend për dy arratisje spektakolare nga burgjet greke me helikopter?
Ai sot është sërish në qendër të vëmendjes në Greqi, dhe këtë herë, “shqiptari i keq” po trajtohet si hero nga mediat helene.
Por çfarë ka ndodhur me të dënuarin shqiptar nga drejtësia greke dhe pse ai sot vlerësohet nga shoqëria greke? Gjithçka lidhet me një akt mjaft human të tijin.
Alket Rizai, ka organizuar në burgun ku vuan dënimin mbledhjen e fondeve për një vajzë 8-vjeçare e cila vuan nga kanceri. Vogëlushja Evangelia Kastrinaki nga Agia Marina, duhet të marrë trajtime të specializuara në Britani, por familja e saj nuk ka të ardhura shkruan Newscast.gr.
Pasi u njoh me rastin, Rizai mblodhi para nga gjithë të dënuarit në burgun e Domokos. Ai telefonoi të atin e vajzës dhe i tha se arriti të mbledhë paratë. Po ashtu, Alket Rizai kërkoi që të dorëzohen paratë në mënyrë legale./JavaNews/a.m.