• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diktatura e varfërisë dhe fushata e partive politike

by Ilir Çumani
07/06/2017 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Çumani

Tek po bëja blerje në dyqanin e fruta – perimeve në lagjen ku banoj, rastësisht u bëra dëshmitar i një skene  pothuajse krejt të zakontë, nga ato  që shpesh i ndeshim në realitetin e përditshëm, por që kësaj here më mbeti edhe në mëndje… Një e moshuar tiranase që mbante mbi supe përmbi të ’80 – tat, sillej rrotull arkave me qershia. Përpiqej për minuta të tëra duke ndarë kokër për kokër frutin e mirë nga ai që ishte i prishur, ngase arkat ku ajo ishte drejtuar, ishin zhvendosur paksa mënjanë nga i zoti i dyqanit, për shkak të kualitetit të dobët dhe çmimit gati të papërfillshëm. Veprimi i të moshuarës më tërhoqi vëmendjen, aq sa u hutova për disa çaste duke e vëzhguar me detaj çdo gjest të saj. I dridhej dora teksa seleksiononte frutin dhe e sistemonte në një qese, ku mesa dukej, po tregohej e kujdeshme për të marrë një sasi të vogël, aq sa i duhej për vete. Nuk u përmbajta dhe për një çast vendosa ti flisja, për ta shkëputur nga ai moment që ndodhej në punën e saj.- Si je nëne, – e pyeta, – ç’farë po bën…!? – Ja, – më thotë, ç’të bëj nona… Hapi me ngadalë duart e rreshkura me të cilat kishte mbështjellë kokrrat e qershiave që i kishte përzgjedhur,  dhe ashtu me pak droje,  priste reagimin tim. – Po mos i merr nga ajo arka, i them, ato janë të prishura… – Ajo kthehu kokën njëherë majtas, njëherë djathtas, pastaj mu afrua ngadalë.  Me zë fare të ulët më tha: – E di nona, e di, prandaj po i zgjedh!  Çtë bëj, s’ka nona pare, nuk më ka lënë asnjë kokër leku në xhep Ed Roma… U befasova nga reagimi dhe përgjigja e saj. Brenda atyre pak fjalëve të qeta me timbër të butë,  nuk ishte e vështirë të lexoje pakënaqësinë, njëkohësisht edhe zemërimin e mpleksur bashkë me dhimbjen epike. E moshuara, përmes përgjigjes, më  la të kuptoja se, pamundësia financiare e detyronte ti drejtohej arkës të lënë mënjanë nga i zoti i dyqanit, duke zgjedhur të blej me më pak para nga ajo pjesë e qershiave. Dhimbja më kaploi të gjithë qënien time, duke menduar se në mes nesh jetojnë jo pak njerëz si ajo nëna, që janë në pamundësi, të privuar nga gjërat më elementare, për të bërë një jetë krejt normale e me dinjitet. E luta të moshuarën që ti largohej asaj arke që mbante frutin e prishur dhe të merrte qershia në arkën e mirë, duke i thënë se kësaj radhe ato do ti paguaja unë. E moshuara ngriti kryet dhe me një vështrim të çuditshëm bëri një gjest gati dyshues.  Pastaj, me sytë e vegjël të mbuluara nga rudhat,  nguli shikimin tek unë, si për t’u bindur nëse e kisha seriozisht apo jo…(!?)  U detyrova vetë ti mbushja një qese plot me qershia dhe ia lash në dorë duke i thënë: “…të bëfshin mirë nëno, kalofsh një ditë të mbarë…!”.  Ja, kështu u ndava me këtë të moshuar. Atë çast, i përhumbur ashtu siç isha, u pushtova nga disa emocione të trazuara dhe u ktheva nga rruga  pa bërë blerje për vete. Po ecja me hapa të ngadalë drejt shtëpisë, dhe po meditoja njëkohësisht. Më mbetën në mendje gjesti  dhe fjalët e të moshuarës, kur pasi e pyeta, ajo hodhi vështrimin andej – këndej dhe  u afrua duke më thënë me zë të ulët: “Çtë bëj, s’ka nona pare, nuk më ka lënë asnjë kokër leku në xhep Ed Roma…”.  Për dreq, nuk e di pse në atë moment mu kujtua koha e komunizmit, kur fshehtas, njerëzit shpotitnin vesh më vesh të revoltuar. Nxirrnin dufin  dhe zemëratën e tyre duke shprehur pakënaqësinë kundër atij sistemi absurd,  i cili e kishte zhytur popullin në një skamje e mjerim ç’njerëzor. Atëherë, ndodhte shpesh që, për këtë arsye, ata që guxonin të flisnin hapur,  të merrnin edhe shpagimin nga ai rregjim, duke u dënuar për vite të tëra me heqje të lirisë. Mbase ajo e moshuar ende nuk e ka kuptuar se kemi më shumë se njëçerek shekulli që nuk jetojmë më në diktaturë, por jetojmë në një tjetër kohë. Jetojmë në kohën ku njerëzit janë të lirë të shprehin atë çfarë mendojnë. Por nga ana tjetër, e moshuara nuk mund ta kuptoj se, reminishencat e asaj kohe shfaqen sërish si fantazma edhe në kohën e sotme të demokracisë, në forma të ndryshme dhe të çuditshme.  Nëse sot,  shqiptarët nuk janë të privuar nga ajo lloj diktature, kur dikur u mohohej e drejta e shprehjes së mendimit dhe fjala e lirë, tani, ata janë të privuar nga një tjetër lloj diktature, që quhet demokraturë, nga “diktatura e varfërisë”! Ndryshe nga e para, kjo formë e re dhe e maskuar e diktaturës, është edhe më e frikshme, edhe më e tmerrshme… Është sindroma ankthioze e një epidemie që vret në heshtje, nga pak e për çdo ditë, që ka të bëj jo vetëm me rrënimin e cilësisë së jetës, por më së shumti edhe me cënimin rëndë të dinjitetit njerëzor. A nuk është e tillë kur, shpesh qytetarët dhe nënëpunësit e administratës publike,  kërcënohen nga politika me largim nga vendi i punës, kur dikush shfaq hapur bindjen e tij,  ndryshe me atë që ka pushteti i radhës…!? A nuk është diktaturë e varfërisë kur specialistëve, teknicienëve dhe profesionistëve të zotë, që kanë investuar në profesionin e tyre vite të tëra shkollimi e specializimi,  u rrezikohet qëndrimi në punë,  ngase  sa herë ndërrohen qeveritë, ata zëvendësohen me militantë dhe analfabetë funksionalë të diplomuar  me diploma false!? A nuk është diktaturë e varfërisë kur,  me qindra e mijëra të rinj e të reja të shkolluar,  ndjehen të tepërt në vendin ku  kanë lindur dhe jetojnë, pa prespektivë dhe  shpresëvrarë,  duke synuar të braktisin një orë e më parë atdheun  e tyre për një jetë më të mirë, më të sigurt, jashtë Shqipërisë…!? A nuk është diktaturë e varfërisë kur shteti ynë, pa bërë asnjë studim të mirëfilltë analitik, nxjerrë në mënyrë arrogante nga skema e ndihmës ekonomike plot 40.000 familje në nevojë, ndërkohë,  fëmijët dhe të rijntë jetimë me “status jetimi”, në mënyrë tallëse e denigruese gënjehen me një lëmoshë qesharake si “ndihmë” ekonomike në vlerën e 20 USD në muaj…!? A nuk është diktaturë e varfërisë  fakti,  kur një shtet si ky i yni, që paguan me super rroga të majme qeveritarët dhe pushtetarët tanë, të gjithë piramidën shtetërore, zyrtarët e administratës së vet, e nga ana tjetër nguron, apo ka frikë të deklaroj zyrtarisht minimumin jetik për shtresat në nevojë,  që është një standart i detyrueshëm ligjor, i diktuar nga Konventat Ndërkombëtare, një kërkesë e përsëritur nga institucionet  ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, e organizmave të rëndësishëm ndërkombëtarë, si një kusht për anëtarësimin e vendit tonë në BE…!? A nuk është diktaturë e varfërisë fakti, kur sot në Shqipëri 70 % e popullsisë mezi mbyllin muajin, duke mos përballuar me dinjitet koston e jetesës, ndërkohë, 410.000 shtetas të republikës tonë,  jetojnë me të ardhura poshtë nivelit të minimumit jetik, në ekstremin e varfërisë, me vetëm 0.8 USD  në ditë dhe janë të kërcënuar nga sëmundjet dhe uria…!? A nuk është diktaturë e varfërisë kur në vendin tonë 27 % e fëmijëve të moshës 0 – 6 vjeç vuajnë nga deformimet fizike dhe nuk kanë zhvillim trupor për shkak të kequshyerjes..!?   A nuk është diktaturë e varfërisë kur sot, në vendin tonë, 70.000 familje në nevojë gjenden në qiell të hapur, të pastrehë, dimër e verë, ndërkohë që qeveria e kryeministrit Rama, nxjerr nga kuleta e qytetarëve taksapagues  më të varfër të rajonit dhe evropës, plot 320.000.000 USD  për shpenzime luksi për zyrat e administratës…!? A nuk është diktaturë e varfërisë, kur të gjitha qeveritë e marra së bashku në këtë tranzicion 27 vjeçar, kanë rrënuar me qëllim përfitimi, të gjithë sistemin e ngritur shëndetësor falas, të trashëguar para viteve ’90 – të, dhe pas kësaj periudhe, e mbajtën GDP për  këtë sektor jetik për shëndetin e qytetarëve në nivelin e 2 – 3 %….!?  Këtë shifër,  asnjë qeveri e tranzicionit shqiptar nuk e ka bërë publike, por e kanë mbajtur gjithmonë të fshehur. Ndërkohë, vëndet si Zvicra,  shpenzojnë për shëndetësinë 11.5% të GDP, Gjermania 11.1 %, Kanadaja,  9.9%,  Franca 9.8 % , Italia 8.4 % , Anglia 8.0 % , e kështu me radhë. Megjithë propagandën qeveritare për përmirësimin e këtij sektori të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve, ky shërbim nuk ka afruar dhe nuk mund të ofroj asnjë mundësi dhe asnjë akses për shtresat e varfëra e të pambrojtura, përkundrazi… Ky shërbim, për mënyrën se si është organizuar dhe po menaxhohet, përmes formulës tashmë të njohur PPP, ka rrënuar  dhe po zbras çdo ditë xhepat e qytetarëve shqiptarë, që kanë patur dhe kanë nevojë për këtë shërbim, duke i bërë ata edhe më të varfër. Ata që përfitojnë nga e gjithë kjo histori, janë vetëm subjektet private koncesionare të preferuar nga qeveria, që kanë marrë përsipër të ofrojnë një pjesë të këtyre shërbimeve, duke u paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Teksa po shkruaj këto radhë, mendja më shkon këto ditë tek fushata e partive politike, e cila është përfshirë nga ethet e nxehta  elektorale. Janë shumë politikanë, nga të gjitha krahët,  që pushtojnë çdo ditë  me reklama, me programe dhe  emisione të gjitha hapësirat televizive, faqet e gazetave, duke bërë  propagandë e demagogji të shfrenuar me premtime boshe e butaforike për elektoratin e tyre. A nuk ishin të tilla premtimet që kryeministri Rama bëri në zgjedhjet e 2013 – tës, i cili tha se do të hapte 300.000 vënde pune për shqiptarët…!? A nuk ishin premtime elektorale të kryeministrit Rama rritja e pensioneve përgjatë mandatit të tij qeverisës..!? A nuk ishin të tilla premtimet për shëndetësi falas, rritjen e ndihmës ekonomike për shtresat  në nevojë, uljen e çmimit të energjisë elektrike, etj, etj…!? Sot, kryetari i opozitës Lulzim Basha, del dhe premton se,  nëse ai i fiton zgjedhjet, nuk do të ketë pension minimal nën  nivelin e 25.000 lekëve të reja. Ai premton gjithashtu se, për familjet dhe shtresat në nevojë, fatura e energjisë elektrike deri në fashën e 300 kw do të jetë falas. E gjithë kjo kosto sociale sipas z. Basha,  do të përballohet nga buxheti i shtetit,  kur sapo ai të jetë kryeministër. Ndërkohë, kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, premton se forca politike që ai drejton, nëse vjen në pushtet, do të hapi 100.000 vënde të reja pune  për fermerët dhe fshatarët në sektorin e bujqësisë, duke 3 – 4 fishuar subvencionet dhe financimet e këtij sektori jetik për ekonominë e vendit,  etj, etj. Të nderurar politikanë dhe pushtetarë, të mbarë e të prapë, nga cilado parti që vini!  Një pjesë e mirë nga ju,  kurrë nuk keni qenë ndonjëherë të sinqertë dhe me këmbë në tokë, ngase keni qenë jashtë realitetit në raport me hallet dhe problemet e qytetarëve. Shpesh, ata ju kanë besuar dhe votuar verbërisht! Tash, që kanë rrjedhur shumë ujra në lumin kaotik të “demokracisë” shqiptare,  a mos ka ardhur koha që ti bëni llogaritë pak më thjeshtë e më mirë..!? Merreni njëherë seriozisht, se,  si mund të lehtësoni realisht dhimbjet që i keni shkaktuar popullit tuaj gjatë këtij tranzicioni të mundimshëm 27 vjeçar,  përmes keqqeverisjeve tuaja dhe krizave politike të ricikluara njëra pas tjetrës. Gjejeni rrugën e zgjidhjes për t’ju ardhë në ndihmë shtresave të pambrojtura, të ekspozuara e të rrezikuara nga fenomenet dhe plagët sociale të varfërisë. Jo rastësisht e solla shembullin e të moshuarës në fillim të këtij shkrimi. Duke menduar për të, përfytyroja se,  në jetën tonë të përditshme ka shumë nevojtarë, të moshuar, invalid, fëmijë të paushqyer e të braktisur, fëmijë të marrë peng nga fenomeni i gjakmarrjes dhe mungesa e ligjit, njerëz të pamundur,  invalid shëndetlig  që bëjnë një jetë ekstremisht të vështirë, të privuar nga shumë gjëra elementare me nevoja bazike. Për fatin e tyre të keq, tashmë ata e kanë pranuar këtë realitet, duke bërë “aleancë” të përjetshme me statusin e tyre social të dizavantazhuar, me pamundësinë dhe varfërinë kronike. Pikërisht, është ajo kategori që jeton në heshtje e dhimbje, por edhe  me dinjitet në mjerimin e vet, përballë indiferentizmit tonë kolektiv, neglizhencës apo shurdhërisë së institucioneve tona. E gjitha kjo, atyre i’u është kthyer në një normalitet, duke qenë të vetëdijshëm se, ju jeni arsyeja e dramës së tyre. Andaj dhe nuk kanë besim tek viktimizuesit, që në mënyrë të paskrupull dalin në fushatë,  e me maskën e populizmit,  kërkojnë votën e viktimës së tyre.  Ndërkohë,  ata mbesin përgjithmonë viktima të ekspozuar,  të një shoqërie pa rregulla loje, pa sistem vlerash,  ku në fakt duhet të ekzistojnë dhe të funksionojnë mekanizmat shtetëror dhe ligjor  të mbrojtjes, mbështetjes dhe fuqizimit të familjeve në nevojë,  përmes politikave  sociale dhe integruese. Ata janë të parët viktima që u shkelen në mënyrë të hapur dhe flagrante të drejtat më elementare, njerëzore e qytetare, për të bërë një jetë normale e me dinjitet.  E përsëris: për të gjithë këtë situatë të krijuar, ka një dhe vetëm një shkak kryesor. Ai shkak jeni ju, klasa politike e pamaturuar, ngase me mungesën e ndjeshmërisë, arrogancën, delirin,   egoizmin dhe etjen tuaj për pushtet, me dashje dhe padashje,  keni instaluar në mjedisin tonë të përbashkët “diktaturën e varfërisë”. Në këtë mënyrë, prej më shumë se dy dekada, shfaqet i shëmtuar në sytë tanë sfondi gri social, i cili ka sjell polarizimin ekstrem të shtresave të shoqërisë,  përmes shpërdorimit të pushtetit,  skemave dhe formulave okulte të oligarkëve,  që pjellin një pushtet e korruptuar e kriminal, asocial dhe antihuman. Nga ana tjetër, vihet re një deficit i madh në hierarkinë e  vlerave,  që lidhet me angazhimin dhe kontributin e përbashkët social. Kjo ka të bëj me nevojën dhe domosdoshmërinë gjithëpërfshirëse në një aksion mbarëkombëtar për humanizimin e shoqërisë. Është imperativ i kohës  shfrytëzimi i të gjitha potencialeve dhe resurseve që ka vendi ynë, për të ndjekur një strategji që ndërthuret në mënyrë organike me kohezionin social, solidaritetin dhe vullnetarizmin, në përfshirjen e çdo anëtari të shoqërisë në këtë aksion të madh. Nevojtarët dhe të pamundurit i kemi kudo, në mes nesh, para syve tanë. I shohim në rrugë, në lagje, janë komshinjtë tanë, i kemi në derë të shtëpisë. Për çdokënd që është i mundur, nuk kushton asgjë që për një çast të vetëm,  të tregoj fare pak vëmendje në të tilla raste, duke dhuruar pak dashuri, pak buzëqeshje, të japë shpresë për ta.  Ata janë njerëz të Zotit ashtu si edhe ne. Bëjeni një veprim kaq të thjesht e simbolik. E them me bindje dhe dorën në zemër se, nëse mundeni ta bëni, do të ndjeheni më të mirë e më të paqtë me veten tuaj, por edhe me mjedisin shoqëror që na rrethon,  ku së bashku jetojmë të përditshmen tonë.

 

Next Post
TAP përfundon plotësisht punimet e fazës së parë të rrugëve dhe urave ndihmëse

Vidhte naftë nga mjetet e TAP, prangoset polici privat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In