• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Diktator, terrorist’, Erdogan pritet me protesta në Gjermani

by Java News
29/09/2018 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Erdogani është terrorist, Erdogani është fashist, Erdogani është diktator”, ngre zërin Hakan Tas nga sheshi i Potsdamit në Berlin. Turku i lindur në Gjermani në vitin 1980 dhe që është deputet i partisë e Majta në landin e Berlinit është një nga referuesit në protestën “Erdogan Not Welcome”- që u zhvillua në Berlin të premten. Organizatat turke, kurde dhe gjermane kishin bërë thirrje për të protestuar kundër vizitës. „Ky njeri nuk duhet të kalojë në qilimin e kuq, ai duhet të jetë në Hagë”, thërret Hakan Tasi.

Ndal terrorit shtetëror

Rreth 1000 vetë dolën në protestë kundër Erdoganit. Organizuesit kishin paralajmëruar në polici rreth 10.000 protestues, prandaj edhe prezenca e forcave të sigurisë ishte shumë e madhe. Policia ndërkohë bëri fjalë për rreth 6000 demonstrues. Në pllakatet që mbanin protestuesit në Berlin lexohej „Ndal terrorit shtetëror.” Në një tjetër Erdogani paraqitej si Hitleri.

Një protestues e quan vizitën e Erdoganit në Berlin „turp për Gjermaninë”. „Ajo nuk është vetëm një vizitë pompoze dhe një vlerësim i panevojshëm i regjimit të Erdoganit, por edhe një shuplakë për të gjithë aktivistët demokratë në Turqi që janë burgosur, shtypur apo torturuar”, thotë një nga aktivistët që mbajnë fjalime. Demonstruesit rreth mbrëmjes lëvizën nëpër qytet deri pranë kështjellës Bellevue, ku ishte shtruar një banket për presidentin turk nga presidenti gjerman. Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, vetëm në Berlin Kreuzberg një grup demonstruesish, rreth 150 vetë hodhën shishe dhe gurë ndaj policëve. Dy policë u lënduan lehtë, disa automjete dhe dritaret e një banke u dëmtuan. Tetë demonstrues u ndaluan nga policia, dhe u konfiskuan disa fishekzjarre dhe flamuj të Partisë Punëtore të ndaluar kurde, PKK. DW

ma.me

Next Post
Arrestohen dy persona në Muriqan, iu gjet kanabis në makinë

Arrestohen dy persona në Muriqan, iu gjet kanabis në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

February 8, 2026
Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

February 8, 2026
Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

February 8, 2026
“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

February 8, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

“Reforma” e reformës nuk mund të jetë me heq foshnjën nga vaska

February 8, 2026
Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

February 8, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan, Rama: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan, Rama: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

February 8, 2026
ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

February 8, 2026
Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

February 8, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In