Një automjet është djegur gjatë së hënës në Tiranë.
Makina e përfshirë nga flakët është një “Ford” në pronësi të shtetasit me inicialet K.D, 23-vjeç. Automjeti është djegur pjesërisht teksa ndodhej i parkuar.
Policia ka dhënë detaje për ngjarjen dhe ka bërë të ditur se dyshohet një zjarrëvënie të qëllimshme. Vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve./a.m.










