Një qendër strehimi për azilkërkuesit në Gjermani është djegur plotësisht. Lajmi konfirmohet nga media gjermane, ndërsa pritet një vizitë e kancelares Angela Merkel në vendngjarje.
Qendra, e cila ndodhej në Berlin, mbante rreth 100 azilkërkues nga vende të ndryshme të botës. Mediat bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, ndërsa ato materiale janë të pallogaritshme. Dyshimet e para të policisë flasin për një zjarrvënie të qëllimshme.









