Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar, në qytetin e Vlorës.
Ngjarja është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “10 Korriku”.
Pranë ish-shkollës së marinës, ka marrë flakë automjeti i parkuar tip “BMW” në pronësi të shtetases B.B., i cili është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.
Aktualisht po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
g.kosovari