Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedenin. Kapedani është hetuar në të tri kriteret, ndërsa i janë kërkuar shpjegime për disa transaksione.
Trupa gjykuese ka vendosur shkarkimin e saj, pasi gjyqtarja nuk ka rezultuar e pastër.
Kujtojmë se prej janarit të këtij viti gjyqtarja është e pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas publikimit të disa videove të saj në rrjetin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike, pasi shihej teksa “sfilonte” në zyrë.
g.kosovari