• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Digjet” Mesdheu! Sot termometri shkon në 47°C, shpëtohen 1200 fëmijë nga flakët në Greqi

by A R
18/07/2023 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vala e të nxehtit të paprecedentë që ka mbërthyer Europën Jugore pritet të arrijë kulmin ditën e sotme, pasi e marta do të jetë dita më e nxehtë me termometrin që pritet të shënojë 47 gradë Celsius në Itali.

Sardenja pritet ti afrohet gjithnjë e më shumë rekordit evropian prej 48,8 gradë Celsius të vendosur në Siçili dy vjet më parë, me pushuesit në ishullin italian që janë paralajmëruar për të nxehtin kërcënues për jetën.

Presidenti i shoqërisë meteorologjike italiane Luca Mercalli tha: “Edhe nëse ai rekord 48,8 gradë Celcius nuk thyhet, ne po shohim një valë të nxehti, gjatësia e së cilës është e paprecedentë”.

Vala e të nxehtit nuk tregon shenja përfundimi, pasi zyrtarët e Organizatës Botërore Meteorologjike parashikojnë se moti ekstrem ka të ngjarë të vazhdojë deri në gusht në disa vende. OKB-ja ka thënë se rekorde të reja të temperaturës janë vendosur tashmë në pjesë të hemisferës veriore.

Ndërkohë, temperaturat e larta janë bërë shkak për zjarre masive në Spanjë, Greqi, Turqi, e së fundmi dhe në masivet pyjore të Zvicrës.

Policia në Zvicër urdhëroi evakuimin e disa fshatrave malore të hënën vonë, pasi zjarri u përhap në një pyll në kantonin e Valais.

Rreth 200 zjarrfikës, ushtria, policia dhe partnerë të tjerë punuan së bashku me helikopterët për të shuar flakët gjatë gjithë pasdites, por pylli vazhdoi të digjej, teksa temperaturat aty i kaluan 30 gradë Celcius.

Ndërkaq, mijëra pushues janë evakuuar nga shtëpitë dhe resortet në Greqi, ku janë regjistruar temperatura deri në 44 gradë Celsius të hënën.

Vatrat e zjarrit që fillimisht u shfaqën në Kouvaras, 30 kilometra larg Athinës, u përhapën me shpejtësi në jug drejt vendpushimeve bregdetare si Lagonisi, Anavyssos dhe Saronida.

Një zjarr i dytë pyjor ka shpërthyer gjithashtu pranë Isthmusit të Korinthit dhe plazhit të Loutraki, i cili ka sjellë edhe më shumë evakuime në perëndim të vendit.

Autoritetet deri më tani kanë shpëtuar 1200 fëmijë nga kampet e pushimeve në zonë, sipas kryebashkiakut të qytetit. Rreth 150 zjarrfikës, shtatë avionë zjarrfikës dhe katër helikopterë raportohet se po luftojnë flakët në dy fronte së bashku me 30 kolegë të shërbimeve të urgjencës nga Rumania.

Shërbimi Grek Zjarrfikës e përshkroi të hënën si një ditë të vështirë me disa zjarre në të gjithë vendin, me skena të pemëve të djegura, makinave dhe shtëpive që sjellin kujtime traumatike për shumë njerëz pasi dhjetëra jetë humbën nga zjarre të ngjashme në 2018.

/a.r

Next Post
Nga karburanti te çadra, sa na kushton një ditë në plazh?

Nga karburanti te çadra, sa na kushton një ditë në plazh?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In