Një automjet është djegur gjatë natës në Vlorë.
Raportohet se makina është në pronësi të biznesmenit Edi Alikaj.
Mësohet se është djegur mjeti ‘Benz’ tip ‘Fuoristradë ML’, me targa AA 777 KP.
Ngjarja ka ndodhur poshtë banesës së tij, në zonën e njohur te Xhamia.
Paraprakisht dyshohet se djegia e makinës është e qëllimshme.
Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
a.ç