Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit.
Sipas policise është djegur pjesërisht makina tip “Smart”, në pronësi të shtetases S. B., 20 vjeçe. Ndersa shkak dyshohet nje shkendije elektrike.
Njoftimi i policise
Më datë 08.02.2021, në orën 03:10, në lagjen nr.5, Durrës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, është djegur pjesërisht mjeti tip “Smart”, në pronësi të shtetases S. B., 20 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari