Përfshihet nga zjarri makina e nënkryetarit të bashkisë Ballsh, teksa mjeti ishte parkuar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 02:35 të kësaj të premteje, në lagjen “29 Nëntori” Ballsh.
Mësohet është djegur mjeti tip BMW, në pronësi të shtetasit H.S., nënkryetar i Bashkisë Ballsh.
Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
a.ç