Përfshihet nga flakët një furgon në Vlorë.
Një ‘Mercedes kamioncinë’ me targa VL0463D i cili rezolton të jetë në pronësi të Rushit Imerit, është shkrumbuar.
Mësohet se mjeti është përfshirë nga flakët rreth orës 02:33 të natës.
Furgoni ishte parkuar në afërsi të banesës së Ymerit në lagjen “4 Heronjtë”. Për pasojë u dogj motori dhe kabina e mjetit. Ndërsa një makinë tjetër që ishte shumë pranë me furgonin nuk ka pësuar dëme.
Një nga pistat e hetimit është zjarrvënia e qëllimshme.
Rushit Imeri merret me grumbullim skrapi.
/a.r