Një shpërthim ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 10:20, në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës.
Shkak është bërë një bombol gazi që ka shpërthyer në katin e gjashtë të një pallati. Për pasojë zjarri ka përfshirë banesën e 60-vjeçarit V.S, duke i dëmtuar orenditë shtëpiake.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje, nuk ka dëme në njerëz por vetëm materiale. Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
a.ç