Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Bëhet fjalë për banesën e aktorit të famshëm serb Ljubivoe Tadiç, ku ai pësoi djegie të shkallës së dytë dhe të tretë. Si pasojë e flakëve, nëna e tij u plagos rëndë ndërsa motra e tij ka vdekur.
Fqinjët thonë se ishte e tmerrshme. Gazeta serbe Blic shkruan se aktori ka jetuar në banesë për disa vite me nënën e tij dhe motrën, dhe zjarri që shpërtheu në tre të mëngjesit erdhi nga dhoma e motrës së tij 57-vjeçare.
“Ishte e frikshme. Tym gjithandej”, thonë fqinjët të tmerruar, të cilët kanë shtuar se trupi i motrës ishte i djegur krejtësisht.
Aktori është dërguar në Departamentin e Kirurgjisë plastike me djegie të tmerrshme, dhe mjekët janë duke bërë gjithçka për ta shpëtuar atë.











