Në autostradën Durrës-Tiranë, përballë një qendre tregtare, ka marrë flakë automjeti tip “Land Rover”, me targa Maqedonëse, në promësi të R. I.
Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është një shkëndi elektrike.
Grupi hetimor në vendngjarje po vijon veprimet./a.m.