Mbështetësit e opozitës në Burrel kanë arritur të futen brenda ambienteve të KZAZ nr. 17 dhe morën materialet zgjedhore e i dogjën.
Gaz lotsjellës, gurë e shkopinj gome – Ndërsa paraditen e së mërkurës (19 qershor) u regjistruan përplasje mes mbështetës të opozitës dhe policisë në ambientet e KZAZ nr 16.
Mbështetësit e opozitës gjuajtën me gurë në drejtim të policisë. Dhe më pas forcat e FNSH iu përgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Nga përplasja mbetën disa të lënduar, mes tyre qytetarë dhe efektivë policie.
Gazetari i RTV Ora, raporton se forcat speciale goditën me shkopinj gome edhe kryetarin e PD në këtë bashki, Arjan Nikën, i cili është dërguar në spitalin e Burrelit.
Në KZAZ nr.16 ndodhen forca të shumta policia dhe një zjarrfikëse./l.m










