Makineritë e firmës që do ndërtojnë hidrocentrale në zonën e Kaçinarit në Mirditë janë djegur gjatë natës së kaluar. Sipas mediave informative, fillimisht është ushtruar dhunë ndaj dy rojeve të kantierit e më pas u është vënë flaka me benzinë mjeteve të rënda.
Dy rojet kanë pësuar fraktura në trup dhe janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Sakaq, policia ka nisur veprimet hetimore për të zbuluar autorët e këtij akti.
Një ditë më parë banorët zhvilluan një protestë për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve në zonë. Sipas tyre kjo do të ndikonte negativisht në zhvillimin e tyre, pasi pjesa më e madhe mbahet me bujqësi. /e.s/











