Dy banesa janë përfshirë nga flakët në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mandati i dytë”, ndërsa banesat të cilat janë djegur plotësisht, ishin në pronësi të dy vëllezërve.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.