Diferenca në debatin mes listës së PS dhe Opozitës

Nga Mero Baze/

Afrimi i ditës së shpalljes së listave po tregon një diferencë të thellë mes listës së PD dhe LSI nga një anë dhe listës së partive të vogla dhe Partisë Socialiste nga ana tjetër sa i përket debatit për vendin e sigurt.

Në Partinë Socialiste , duket se Edi Rama do ti vendos gjithë drejtuesit politik të qarqeve në vijën e zjarrit, pra në numurin rendor ku është pritshmëria e mandatit të fundit. Fjala vjen, nëse në një qark janë marrë 8 mandate, drejtuesi politik pritet të jetë i teti, nëse diku janë marrë 10 pritet të jetë i dhjeti, e kështu me rradhë.

Ky reshtim i drejtuesve kryesorë politik të partisë në vijën e rrezikuar të mandatit, tregon se socialistët po luajnë në sulm, dhe të gatshëm për tu përballur me beteja personale të çdo drejtusi, pasi ata konsiderojnë që votuesi mund ti mbrojë drejtuesit politik me votë, edhe nëse ata nuk arrijnë dot objektivin politik të partisë.

Ndërkohë përballë tyre Partia Demokratike debatin më të madh të saj, ka faktin se kush është brenda zonës së sigurt. Në Tiranë tensioni është rritur pasi Lulzim Basha po përpiqet të sistemoj brenda zonës së sigurt katër aleatë të PD, Mediun, Shehin, Idrizin dhe Dulen, ndërsa në Durrës Agron Duka e ka marrë ndërkohë vendin e sigurt.

Pra në njërën palë diskutohet se njerëzit kryesorë politik të jenë më të rrezikuarit dhe në vijën e zjarrit të fushatës elektorale, në partinë tjetër në opozitë diskutohet se si të zënë një vend të sigurtë.

Edhe partitë më të vogla si “Bindja Demokratike” apo partia e zonjës Topalli, e kanë më të guximshme listën se PD, pasi ata së paku kanë deklaruar që do ta konsiderojnë listën e hapur dhe do ti hapin rrugë deputetit që ka marrë më shumë vota, pamvarësisht formulës. Vetëm PD dhe LSI, po bëjnë debat kush të jetë deputetë i sigurt. Dhe ky është tipik një debat humbësish, pasi në një debat fituesish, nuk ka rëndësi siguria jote, por siguria e të qenit apo jo në pushtet. Dhe duket se PD dhe LSI, e kanë ndarë mendjen që nuk do jenë në pushtet, por së paku po luftojnë për një vend të sigurt në parlament.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com